Home Aktualitet Kreu i Qarkullimit rrugor në Durrës, Laçi, apel drejtuesve të...

Kreu i Qarkullimit rrugor në Durrës, Laçi, apel drejtuesve të mjeteve për zbatim të kodit rrugor. Nuk do të ketë tolerime !

blerimi-bulevardi-222222222Nga Jona Doko

Pas fushatës sensibilizuese të Policisë së Shtetit, në veçanti të Policisë Rrugore deri më datë 10 shtator, nëpërmjet këshillimeve të  qytetare për zbatimin rigoroz të Kodit Rrugor, tashmë nis zbatimi i Kodit Rrugor i ndryshuar, i cili ndër të tjera  parashikon që për mos zbatim të nenit 170, masa administrative varion nga 5.000 deri në 15.000 lekë, si dhe masa plotësuese pezullim i Lejes së Drejtimit nga 6 muaj deri në një vit për mungesë të pajisjes fiksuese kur është duke transportuar fëmijë nën moshën 12 vjeç. Shefi i Qarkullimit Rrugor në Durrës, Blerim Laçi, në një intervistë për gazetën “Bulevard” ka thënë se fokusi i punës së punonjësve të qarkullimit rrugor është vendosja dhe monitorimi i sigurisë rrugore, gjë e cila vendoset me zbatimin e Kodit Rrugor nga ana e të gjithë përdorusve të rrugës. Më tej Laçi ka pohuar se,  gjatë periudhës së fluksit, konkretisht korrik-gusht, trefishimi i mjeteve e ka vështirësuar punën unfiromave blu, por megjithatë, karahësuar me vitet e tjera ka rrijte të ndërgjegjësimit qytetar.

Sa masa administrative janë aplikuar nga ana e Policisë Rrugore përgjatë dy muajve të fundit në Durrës?

Gjatë periudhës Korrik-Gusht 2016,  janë vendosur 1657 masa administrative, nga të cilat janë pezulluar 37 leje drejtimi për përdorim alkooli gjatë drejtimit të mjetit, 71 masa për tejkalim të normave të shpejtësisë së qarkullimt rrugor, ndërsa janë arrestuar 35 persona,  të cilët drejtonin mjetit në gjendje të dehur dhe 16 drejtues të cilët nuk kanë qënë të pajisur me leje drejtimi mjeti. Kemi patur në monitorim të vazhdueshëm kryesisht fundjavat, të cilat kanë qënë të mbingarkuara me lëvizje mjetesh në territorin e Bashkisë së re të Durrësit.

Cilat janë pikat më të “nxehta” të lëvizjes së mjeteve për Durrësin, në të cilat keni fokusuar vëmendjen e punës tuaj gjatë sezonit të verës, por edhe në vijim?

Ndarja e re territoriale, për rrjedhojë ka shtuar dhe sipërfaqen e Bashkisë së Durrësit, duke përfshirë një nga destinacionet kryesore turistike, Gjiri i Lalzit. Për monitorimin sa më rigoroz dhe një shërbim cilësor ndaj qytetarit, kemi ngritur një Post Policie në këtë zonë. Mund të themi që ky sezon vere krahësuar me vitet paraardhëse e ka trefishuar numrin e mjeteve që kanë qarkulluar në rrugët e Durrësit dhe natyrisht kemi hasur vështirësi në punën tonë. Por, duke punuar me orare 12 orëshe efektivët e  policisë rrugore, kanë qenë në terren gjatë gjithë kohës për përballimin  me sukses  të  situatës. Gjithashtu, pikë tjetër në të cilën kemi kushtuar rëndësi ka qenë Plazhi i Madh, zona e Currilave, si dhe club-et e natës, ku kemi shtuar efektivët për monitorim dhe përballim me sukses të fluksit.

Sa është numri i aksidenteve të regjistruar në 2 muajt e fundit në rrugët e Durrësit?

Krahësuar me vitin 2015, muaji gusht ka rritje të numrit të aksidenteve. Konkretisht, përgjatë dy muajve të fundit janë regjistruar 35 aksidente, me pasojë humbjen e katër jetë njerzisht dhe të tjerët vetëm me dëmtime dhe dëme materiale të mjeteve . Natyrisht, si e theksova më sipër edhe shtimi i sipërfaqes së monitoruar nga ana jonë, ka ndikuar në këto statistika, por edhe trendy në rritje i numrit të mjeteve që qarkullojnë në rrugë.

Pas datës 10 do të nis zbatimi i Kodit rrugor të ndryshuar, cili është apeli juaj për të gjithë drejtuesit dhe përdoruesit e rrugës?

Natyrisht, apeli im është zbatimi i Kodit rrugor, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Nuk do të ketë tolerime për askënd, prandaj kërkoj mirkuptimin e  qytetravë për tu treguar sa më të kujdesshëm gjatë kohës që drejtojnë mjetin e tyre.