Home Slideri Kreu i PD në Durrës Stafa: Kam njoftuar në PD dhjetë ditë...

Kreu i PD në Durrës Stafa: Kam njoftuar në PD dhjetë ditë para se në Dibër do të zbatohej skenari i Durrësit

stafa-deklarateKryetari i PD së Durrësit Osman Stafa, ka lëshuar akuza të forta  ndaj qeverisë lidhur me zgjedhjet në Dibër, ndërsa duket se ato i janë drejtuar dhe një pjese të lidershipit të PD. I pyetur nga gazeta Bulevard lidhur me angazhimin e tij në fushatën në Dibër, ku opozita zbarkoi “artilerinë” e rëndë, ai është përgjigjur se nuk ka marrë pjesë në këtë fushatë dhe kjo për arsyene  thjeshtë pasi një pjesë e lidershipit të PD që kishte shkuar atje, ishin njerëz që nuk kishin treguar integritet në respektimin e degës së PD në Durrës. “ Nuk mund të shkoja në një bashki të bëja fushatë me ata njerëz që për fat të keq kanë lënë Durrësin në mëshirë të fatit përsa i përket anës organizative. E di që dy apo tre njerëz në PD nuk e duan Stafën  në detyrëne  kryetarit , po edhe pse ka tre muaj që ka një vendim pezullimi, unë vazhdoj ta bëjë këtë detyrë, por jo të kem moralin ti them dibranëve se erdha te ju se më kanë hequr në Durrës dhe e gjitha kjo se ka klane dhe  interesa”, është shprehur Stafa për gazetën Bulevard. Sipas tij edhe pse nuk ka qenë i angazhuar në fushatën në Dibër ai i ka bërë prezent drejtuesve  në PD se atje po zbatohet skenari që u bë në Durrës dhe se zgjedhjet po grabiteshin. Sipas tij vetëm mjeranët e PD që as vetë nuk e dijnë pse janë aty  nuk e morën vesh këtë gjë. Ndërkohë që Stafa ka bërë prezent dhe mënyrën e  vjedhjes së votës duke  bërë ngjashmëri sipas tij me vjedhjen që është bërë në Durrës. Kështu sipas tij arsyeja kryesore  ishte  importimi i çamëve nga një tjetër qytet që u lejuan të votonin me karta identiteti falso. Por Stafa duket se ka dhe një akuzë të rëndë për zgjedhjet atje: Ata që krijuan situatën e  mosfunksionimit të strukturave në Durrës, e kanë bërë këtë edhe në disa qytete të tjera dhe madje edhe në Dibër, ku lidershipi lokal i PD nuk funksionoi. Stafa edhe pse shprehet se ka bërë  me dije qendrën për atë që po ndodhte në Dibër dhjetë ditë më parë se të zhvilloheshin zgjedhjet, ka deklaruar se ai e mbështet ende Bashën, madje edhe pse e ka shkarkuar dhe nëpërmjet një  nipi të ish majorit ushtarak që ka vrarë shqiptarë i ka bllokuar zyrën duke i ndërruar bravëne  derës. Stafa  duket se ka zgjedhur të keqen më të vogël që sipas tij është PS armiku i madh i shqiptarëve dhe jo drejtuesit e PD që e kanë shkarkuar nga detyra që ka marrë me vota. “Në Dibër është realizuar i njëjti skenar që është realizuar në Durrës në vitin 2015.  Vota e lirë është dhunuar nga pushteti i krimit dhe forca e pushtetit politik. Në Shqipëri nuk ka më demokraci, pasi demokracia është vrarë. Përpos problematikave që shfaq haptazi  opozita sot vendos pushteti i krimit. Kjo nuk është më sfidë e opozitës  por e shoqërisë shqiptare. Ëndërra e dhjetorit  sot është vrarë. Sfida jonë është të shp[ejtojmë  demokracinë përballë  oligarkisë së krimit. Kjo është  kauza e shoqërisë. Kush ka forcë , kurajo, energji le të bëhet pjes ë ekësaj kauze. Ujku nuk tremebt me lepuj. Kjo e keqe nuk vrau apo trembi opozitën,  kjo po vret të sotmen  dhe të nesermen e një kombi.