Për sa i përket debatit të hapur për monumentin e rezistencës une u njoha nëpërmjet gazetës “Bulevard”. Për mendimin tim, jo gjithmonë zëvendësimi i një monumenti me një tjetër do të ishte zgjidhje. E mirë në të tilla raste është të pyeten institucionet përkartëse dhe specialistët konkretisht Bashkia , në rast se ka ndonjë plan zhvillimi apo projekt për atë zonë, në mënyrë që të mos hiqen gjithmonë monumuntet dhe të zhvendosen sa herë bëhet ndonjë zhvillim i ri apo rikulifikim i zonës. Prej vitesh një pjesë e mirë e qytetarëve e kanë pikë takimi dhe shenjë identifikimi “Takohemi të Rezisteneca”. Nënë Tereza është një figurë e madhe e kombit tonë por edhe vendosja e monumetit të saj në çdo qytet për mendimin tim, nuk do të respektonte lartësinë e figurës së saj por, përkundrazi na kthen në mentalitetin e vjetër ku në çdo qytet kishte të njëjtën statuje.
Home Slideri Kreu i këshillit bashkiak Durrës, Alban Ramohitaj: Monumneti i Rezistencës, pikë takimi...