Home Bota Kreu i inteligjencës ushtarake britanike fton rusët në bashkëpunim: Së bashku do...

Kreu i inteligjencës ushtarake britanike fton rusët në bashkëpunim: Së bashku do punojmë për t’i dhënë fund luftës

Kreu i inteligjencës ushtarake në Britani u bëri thirrje rusëve të frikësuar nga lufta e Vladimir Putinit në Ukrainë që të bashkohen me Britaninë dhe të spiunojnë për të ndihmuar në përfundimin e gjakderdhjes, raporton The guardian.

“Ka shumë rusë sot që janë të tmerruar në heshtje nga pamja e forcave të tyre të armatosura që shkatërrojnë qytetet ukrainase, duke dëbuar familje të pafajshme nga shtëpitë e tyre dhe duke rrëmbyer mijëra fëmijë. I ftoj ata të bëjnë atë që kanë bërë të tjerët gjatë 18 muajve të fundit dhe të bashkohen me ne. Dera jonë është gjithmonë e hapur… sekretet e tyre do të jenë të sigurta me ne dhe së bashku do të punojmë për t’i dhënë fund gjakderdhjes.”- tha Richard Moore.

Previous articleBuffon i thotë “Jo” Arabisë Saudite, gardiani legjendar drejt lamtumirës…
Next articlePërdornin qendër masazhesh për prostitucion, arrestohet 24-vjeçarja, procedohen 3 vajza në Tiranë