Home Aktualitet Kreu i HSH Ani Dyrmishi: Linja hekurudhore Durrës Rinas Tiranë do të...

Kreu i HSH Ani Dyrmishi: Linja hekurudhore Durrës Rinas Tiranë do të rikthej një nga shërbimet më të rëndësishme për lëvizjen e qytetarëve

Kreu i sapozgjedhur i HSH , Ani Dyrmishi në një intervistë dhënë Bulevard news  ka bërë të ditur situatën e rëndë në të cilën e ka gjetur këtë ndërrmarje dhe aq më shumë  vizionin e munguar të atyre që e kanë drejtuar që ka qenë më shumë për ta shkatërruar. Ndërsa ka lënë  institucionet përkatëse për të zbardhur atë q ëka ndodhur aty, ai është fokusuar në investimin më të ri që do të kryhet aty, në segmentin Durrës Rinas  Tiranë dhe  në parametrat e shërbimit për udhëtarët që do të japë ky investim. Dyrmishi e ka quajtur këtë si fillimi i një  vëmendje për një nga sektorët që i ka munguar vendit për 27 vite në kushte  minimale, ndërsa ka shigjetuar liderin e opozitës Basha që kur ishte kryebashkiak i Tiranës, theu cdo rekor duke  e lënë Tiranën, si kryeqyteti ndoshta i vetëm në botë që nuk ka linjë  hekurudhore për nga pozicioni që ka.

 Zoti Dyrmishi ju keni vetëm pak javë që jeni emëruar në krye të HSH por  duket se ju ka buzëqeshur fati  ndërsa po nisni një investim që është përfolur në vite, pra segmenti hekurudhor Durrës-Rinas –Tiranë. Më konkretisht lidhur me këtë projket të miratuar

Po kjo është e vërtetë  dhe është bërë publike tashmë zyrtarisht dhe nga qeveria shqiptare e cila falë një bashkëpunimi me donator të huaj do të synojë të rikthej në shërbim të lëvizjes së qytetarëve dhe të  mallrave natyrisht një nga segmentet më të përfolura që lidh dy qytet kryesore të vendit sic janë Durrësi dhe Tirana dhe  njëkohësisht kjo edhe me aeroportin më të madh ën vend që është ai i Rinasit. Natyrisht që më gëzon fati që vetëm pak javë nga marrja e kësaj detyre  është realizuar një marrveshje e tillë, kjo nuk është pak nisur nga fakti që  këtij segmenti që lidh qytetin dhe portin më të madh ën vend me kryeqytetin i mungon një segment efikas i lëvizjes së udhëtarëve dhe  mallrave nëpërmjet hekurudhës. Ajo që dua të shtoj këtu ka të bëjë edhe me faktin tjetër se për hir të monopolëve që janë krijuar për lëvizjen e qytetarëve që kanë konsistuar në  fugonë dhe autobusë, hekurudha doli jashtë loje duke pasur pasoja edhe vetë si ndërmarrje  ku janë të punësuar mijëra vetë dhe duke parë vetëm nga transporti i mallrave dhe ju jeni dëshmitar të gjithë të asaj që ka ndodhur në këto 27 vite me këtë sektor që dikur lëvizte mijëra udhëtarë dhe natyrisht në kushte  të mira dhe të sigurta. Po ashtu dua të shtoj edhe një fakt tjetër se ata që cirren duke thënë se do ti bëjnë gjërat ndryshe po të vijnë në pushtet mjafton të kujtojnë faktin se falë tyre dhe politikave  dhe vizionit të tyre, Tirana është ndoshta kryeqyteti i vetëm në botë që nuk ka stacion treni. Besoj se kjo do të thotë shumë edhe për ata që ishin po edhe një sfidë për ne që tashmë kemi vendosur të bëjmë të kundërtën. Janë me qindra e qindra njerëzit që lëvizin cdo ditë nga Durrësi drejt Tioranës dhe anasjelltas dhe ajo që ju bë me këtë segment është një krim që duhet ta hetojë tjetërkush. U zgjata këtu  pak për të dhënë më kuptuar se cfarë synon  ky projket dhe kjo marrveshje e jona dhe cfarë do të ndryshojë ajo. Rikonstuksioni i linjës hekurudhore Durrës – Tiranë 37 km e gjatë dhe ndërtimi i linjës të re nga stacioni i Tiranës për në Aeroportin Nene Tereza prej 5 km, parashikon adaptimin e nje standarti europian referuar infrastruktures hekurudhore ekzistuese, për një shpejtësi të lëvizjes të trenave maximumi 100 deri 120 km orë, si dhe implementimin e një sistemi elektrik të sinjalizimit dhe nderlidhjes për administrimin dhe sigurine e trafikut hekurudhor midis st. Durresi dhe atij të Tiranës

Më konkretisht çfarë parashikon ky projekt?

Në projektin e zbatimit parashikohet jo vetem rikonstruksioni i linjës hekurudhore kryesore midis stacioneve, por edhe rikonstruksioni dhe ndërtimi i 6 stacioneve ndërmjet Durrësit dhe Tiranës. Stacionet që rikonstruktohen dhe do të ndërtohen janë si më poshtë :Ato qe do re rikonstruktohen janë :

1.Stacioni i pasagjereve te Durresit, se bashku me platformen e qendrimit te pasagjereve dhe si dhe ndricimi i saj.

2.Staciome i Shkozetit

3.Stacioni i Sukthit

4.Stacioni i Vores

Ndërsa ato që do të ndërtohen janë

6.Stacioni i Tirana Public Transport Terminal

7.Stacioni i ri i Tiranës.

Si do të funksionojë linja e Rinasit?

Atëherë është menduar dhe studiuar kjo lëvizje e qytetarëve në aeroportin e vetëm në vend dhe më të madhin përsa i përket lëvizjes së udhëtarëve  dhe është arritur në përfundimin se ky segment hekurudhorë do ti vinte shumë në ndihmë  dhe njëkohësisht do të krijonte edhe një risi, pasi për herë të parë një linjë hekuridhore kalon pranë këtij aeroporti  dhe do ti shërbejë atij. Lidhja e hekurudhes ekzistuese me Aerportin Nene Tereza me gjatesi prej 5 km, do te realizohet ne dy drejtime, si nga Durresi dhe nga Tirana, neprmjet nje nyje trekendore në linjën hekurudhore të zonës së Domjes ( Vore)

Zoti Dyrmishi  duke ditur se jemi në një  vend konkurence ku nuk bën përjashtim dhe lëvizja e qytetarëve, pra kemi transportin e fugonave dhe të autobuzëve duke mos harruar atë taksi, cilat do të jenë disa nga parametrat që do ta bëjnë konkurues këtë shërbim?

Modernizimi i linjes hekurudhore do te ule kohen e pershkrimit te trenit nga Durresi ne Tirane dhe anasjelltas ne 20 deri ne 25 minuta,nga 65 deri ne 70 minuta qe behet sot. Ky fakt do te influencoje ne perdorimin e transpotit hekurudhor nga popullsia qe banon tashme ne zonen Durres – Tirane qe perben pothuajse gjysmen e popullsise te Shqiperise. Perdorimi i transportit hekurudhor nga qytetaret do te sjelle eleminimin ne nje mase te konsiderueshme te transportit te autobuzeve dhe mikrobuzeve, paralel me hekurudhe,cka do te sjelle  uljen e aksisdenteve njerezore ne transportin automobilistik si dhe impakt pozitiv ne pastertine e ambjentit nga tymrat e gazrat.

E thamë dhe më parë, Tirana është ndoshta i vetmi kryeqytet që nuk ka stacion treni…

Po ashtu sic edhe e theksova ka qenë një marrëzi ajo që ndodhi, pasi kishte mundësi të bëhej me një projket të studiuar dhe nuk do të kishte koston që do të marrë tani. Gjithsesi jemi përballë këtij realiteti dhe mund të them  se Projekti i rikonstruktimit te linjes hekurudhore Durres – Tirane ( PTT),  dhe ndertimi i linjës për ne aeroportin e Rinasit nuk mund te ishte i plote,pa rivendosjen e stacionit te trenit te pasagjereve ne afersi te vendit te tij te mepareshem qe konsisiton ne zgjatimin e linjes hekurudhore nga Terminali Transportit Publik ( (PTT), te Tiranes afersisht ne vendi e tij te mepareshem si dhe ne ndertimin e nje Terminali te vogel hekurudhor per udhetare.Per kete qellim u bere nje amendim i kontrates se Konsulences te Projektit dhe te Grantit te financimit te projektit, qe kishte si qellim projektimin e nje terminali per transportin e udhetareve ne drejtim te Tiranes.Sa siper,per kordinimin dhe harmonizimin e projektit te Bulevardit te Ri te Tiranes me Projektin per zgjatimin e linjes hekurudhore nga Terminali i Transportit Publik (PTT), ne stacionin e trenit te mepareshem dhe ndertimin e nje terminali hekurudhor te pasagjereve, Ministria e Transportit, Bashkia Tirane dhe BERZH, rane dakort qe fillimisht te kryhet nga ana e Konsulentit Projektues, : Projekti Konceptual per seksionin hekurudhor nga PTT deri ne stacionin e mepareshem te trenit . Vlera e ketij projekti konceptual eshte 120.000 euro dhe do te financohet nga BERZH-i. Aktualisht Konsulentet e Projektit e kane perfunduar projektin konceptual  dhe ky projekt eshte Miratuar nga ana e Ministrise sone, dhe me tej do te realizohet projekti i lidhjes hekurudhore te stacionit te Terminalit Transportit Publik me terminalin e ri te pasagjereve per udjhetaret qe do te udhetojne ne drejtim te kryeqytetit. Terminali i stacionit hekurudhor te Tiranes do te jete afersisht 150 metra, larg daljes te parkingut te ri, te ndertuar ne bulevardin e ri. Sa siper evidentohet, qe me perfundimin e Rikonstruksionit te Linjes Hekurudhore Durres – Tirane, do te rivendoset lidhja e rrjetit hekurudhor shqiptar me kryeqytetin Tirana.

Diçka më konkrete lidhur me vlerën e financimit?

Vlera e financimit te projektit te Rikonstruksioni i Linjes Hekurudhore Durres – Tirane dhe ndertimi i linjes te re per ne aeroprtin e Rinasit, eshte 90,45 miljon euro dhe eshte i perbere :

1.Nga BERZH            36.87     miljon  euro.   kredi

2.Nga BERZH              0.87     miljon euro.    grant

3.Nga BE/ËBIF         36.65     miljon euro     grant

4.Qeveria Shqiptare    16.06     miljon euro     Pagesa e tvsh, shpronesime ne linjen e Rinasit.

5.WBIF ne shqip titullohet Instrumenti i Investimeve te Ballkanit Perendimor dhe eshte nje Mekanizem Financiar i krijuar nga BE ne te cilin marrin pjese disa banka europiane si BERZH, BEI ( banka europiane i investimeve etj)

Kur pritet të fillohet nga puna?

Tani pritet hapja e gares parakualifikuese te pjesemarresve ne Tender. Për këtë qëllim është ngritur sipas orjentimeve te BERZH, Njësia e Implementimit te Projekti PIU. Tenderi do të zhvillohet në Durrës dhe Autoriteti Kontrator do të jetë Hekurudha Shqiptare.

Zoti Dyrmishi një pyetje të fundit. A është fillimi i këtij projketi një sinjal i mirë për ta rikthyer HSH në  gjendjen më të mirë të saj , pra për ta nxjerrë nga gropa financiare ku ka rënë dhe nga një ndërmarrje që mbahet me paga nga buxheti i shtetit?

Kur e kam marrë këtë detyrë kam pasur parasysh shumë gjëra po mbi të gjitha situatën ku ndodhet ajo. Ju keni të drejtë. Ajo është përdorur si një ndërrmarje zhvatje dhe këtu nuk dua të ndalem konkretisht se kur. Tashmë që po shoh me sytë e mi cfarë ka ndodhur në këtë institucion  them se alarmi duhet dhënë. Kjo nuk më përket mua. Prokuroria dhe tashmë KLSH po  bëjnë punën e tyre. Unë kam ardhur këtu  për një vizion më të qartë për këtë ndërrmarje gjigande. Kam marrë detyrën i bindur se do të jetë në vëmendje të qeverisë për ta rilindur dhe ky projket i parë i madh në këtë drejtim, pasi ne kemi dhe të tjerë projekte  do të synojë që HSH të synojë lëvizjen e qytetarëve me një kosto më të lirë dhe në kushte më të sigurta se sa shërbimet tjera dhe jo si një ndërrmarje militantësh për të shitur skrap. Shpresoj që të jetë një fillim i mbarë. /Sonja Llana, Bulevard news/