Home Bota Kreu i CIA-s bën paralajmërimin e frikshëm: Kina po shqyrton dërgimin e...

Kreu i CIA-s bën paralajmërimin e frikshëm: Kina po shqyrton dërgimin e armëve vdekjeprurëse në Rusi

Kreu i inteligjencës amerikane, CIA, William Burns deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë informacione se Kina po shqyrton dërgimin e armëve vdekjeprurëse në Rusi. Ndërkohë informacionet e inteligjencës nuk tregojnë nëse Pekini ka marrë përfundimisht këtë vendim.

“Jemi të bindur se autoritetet kineze po shqyrtojnë mundësinë për furnizimin e Rusisë me armë vdekjeprurëse. Por nuk e dimë nëse është marrë vendimi përfundimtar apo dëshmi për dërgimin e këtyre armëve”, shtoi drejtori i CIA-s.

CNN të premten raportoi se Shtetet e Bashkuara kanë informacione nga inteligjenca, se qeveria kineze po shqyrton dërgimin e dronëve dhe municionit në Rusi, të cilat do të mund t’i përdornin në luftë në Ukrainë. Ndërkohë, kjo nuk është hera e parë që Shtetet e Bashkuara alarmojnë se Kina po tenton që të ndihmojë Rusinë në luftën në Ukrainë. Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga Kina zyrtare.

Previous articleShënoi golin e 10-të në La Liga, Muriqi: Nuk e di se çfarë po ndodh, por duhet të arrijmë patjetër 40 pikë
Next articleHistoria tragjike e ukrainases dhe dy fëmijëve të saj: U larguan nga lufta në Ukrainë por humbën jetën nga tërmeti në Turqi