Home Aktualitet Kreu i burgjeve jep detaje për lirimet nga Covid-19: 494 kërkesa për...

Kreu i burgjeve jep detaje për lirimet nga Covid-19: 494 kërkesa për të kryer dënimin në shtëpi

Rreth 500 të dënuar kanë kërkuar që vuajtjen e mbetur të dënimit ta kryejnë në shtëpi. Në një intervistë për një televizion drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Agim Isamili thotë se në zyrën e tij ka 494 kërkesa nga të burgosur që vuajnë dënimin e tyre në burgjet e vendit.

“Mbi 494 të dënuar në shkallë vendi kanë kërkuar lejen e vuajtjes së mbetur të dënimit në shtëpi. “Janë 585 të dënuar që plotësojnë kriterin formal, në lidhje me kohën e mbetur të dënimit dhe kemi 494 kërkesa për leje. Vendimi do të merret shumë shpejt”, tha drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Agim Isamilaj.

Ai theksojë se në të gjithë sistemin e burgjeve deri tani fatmirësisht nuk ka asnjë të burgosur të dyshuar si i infektuar me virusin që ka pushtuar mbarë botën. Gjithashtu drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve shtoi se nga drejtoritë respektove janë marrë masa ekstreme për parandalimin e virusit.

“Çdokush që mund të futet në burg kontrollohet dhe vlerësohet nga stafi shëndetësor, pajiset me maska edhe doreza. Stafi kontrollohet çdo ditë. Mes të burgosurve nuk ka fare panik, kemi gjetur mirëkuptim”, shpjegon Ismailaj.

Isamili shtoi se janë ngritur dy pavione dhe një spital në Fushë-Krujë, të gatshme për te përballuar çdo situatë të dyshimtë të të infektuarve në radhët e të dënuarve apo paraburgosurve. Një kërkesë e Gjykatës së Posaçme do të mundësojë në këtë situatë shtetrrethimi zhvillimin e proceseve me video-konferencë. “Mundësitë teknike janë dhe kjo do të bëhet”, thotë Ismailaj.