Home Aktualitet Kreu i Bashkisë së Shijakut, Ardian Kokomani: Po, përmbytjet vijnë nga HEC-i,...

Kreu i Bashkisë së Shijakut, Ardian Kokomani: Po, përmbytjet vijnë nga HEC-i, ja shkresa për ministrinë e Energjitikës!

Sqarim: Ky shkrim është botuar një vit më parë nga gazetarja e Bulevardit Jona Doko

 

Gazeta “Bulevard” zbuloi në numrin e shkuar arsyen e përmbytjeve që po i  shkaktohet Shijakut në dy vitet e fundit, gjatë periudhës së reshjeve të shiut. Bëhet fjalë për një Hidrocentral privat i cili ushtron aktivitetin e tij mbi shtratin e Lumit Erzen, në afërsi të Ndroqit. Këtë fakt e ka konstatuar dhe pranuar edhe kryetari Bashkisë së qytetit  , Ardian Kokomani, i cili ka pohuar se përmbytjet e fundit të Lagjes “Erzen” në Shijak mund të kenë si indicie pakujdesinë dhe keqmenaxhimin e Hidrocentralit të ndërtuar mbi shtratin e lumit Erzen.

“Jemi në dyshime që fenomeni i përmbytjeve që po na ndodh kohët e fundit në lumin Erzen,  kanë si shkak ekzistencën e një Hidrocentrali gjatë rrjedhës së lumit Erzen, i cili nuk menaxhohet ashtu si duhet dhe hapja  dhe mbyllja e digave të tij, të jetë arsyeja e  dhe përmbytjeve në Shijak. Shenjat që kemi  vënë re ne, është  fryrja e lumit mbi kapacitetin e tij gjatë ditëve të reshjeve, i i cili dyshoj që  shkaktohet nga hapja e digave të këtij Hidrocentrali. Kjo pasi, në përmbytjet e fundit vumë re se pavarësisht se  kishte rreth 10 orë që kishin ndaluar rreshjete  shiut,  lumi Erzen  vazhdonte të vërshonte mbi qytet, duke shtuar nivelin e tij të ujit. Kjo gjë më tërhoqi vëmendjen që të nis një investigim lidhur me veprimtarinë e  këtij Hidrocentral . Dhe aktualisht, duke dashur të jem korrekt zyrtarisht, i kam nisur sot (dt.14.11.2016) një shkresë Ministrisë së Energjitikës, me qëllim që të na pajis me gjithë  inforomacionin e nevojshëm  mbi aktivitetin e këtij Hidrocentrali dhe jam në pritje të përgjigjes zyrtare që më pas të hartojmë planin e nevojshëm të masave, për ta parandaluar këtë dëm që poi  bëhet Shijakut, në dy vitet e fundit”.  Në numrin e kaluar Gazeta “Bulevard” zbuloi pikërisht ekzistencën e këtij Hidrocentrali, si një ndër shkaktarët e përmbytjeve që po ndodhin në Bashkinë e Shijakut në dy vitet e fundit, zonë e cila nuk ka qenë më herët e rrezikuar apo e prekur nga fenomeni i përmbytjeve.

Ja përse mbytet Shijaku:  Hidrocentrali italian ndërtuar mbi shtratin e tij rrezikon të “zhduk” Shijakun

Mot i keq, me reshje të dendura  shiu që ka përfshirë  vendin tonë, për të dytën herë radhazi rikthen përmbytjet në lagjen Erzen të  Bashkisë së Shijakut. Sipas informacioneve konfidenciale të siguruara nga gazeta “Bulevard”, shkak i kësaj problematike të përsëritur dyshohet të jetë hapja e digave të një HEC-i  privat, i ndërtuar  mbi shtratin e Lumit Erzen, konkretisht në burimin e Kanioneve në periferi të Tiranës, sapo kalon Ndroqin (foto nga vendi ku ndodhet HEC-i) . Ky hidrocentral i cili mësohet se është në pronësi dhe administrim  të disa  shtetasve Italian, realizon prodhimin e energji për nevoja të konsumit tonë të brendshëm dhe në rastet kur reshjet janë në sasi të mëdha(si të ditëve të fundit), bën hapjen e kasakadave të cilat i shtojnë ndjeshëm prurjet Lumit Erzen, i cili për pasojë më pas del nga shtrati.  Dëmi i shkaktuar zonës së Shijakut është tejet i konsiderueshëm për banorët e zonës, ndërsa rreth 40 shtëpi banimi kanë dalë jashtë funksionit të tyre. Kreu i Bashkisë së Shijakut, Ardian Kokomani ka pohuar se “Kam dyshimet e mia mbi këtë veprimatari private që mund të jetë shkak për përmbytjet në lagjen Erzen të Shijakut, megjithatë ende nuk kam një version zyrtar. Nëse ky HEC është shkak kryesor  i dëmit që po i  bëhet Shijakut, nuk do e toleroj. Do jem gjithmonë në krah të qytetarëve që më kanë zgjedhur dhe votuar. Megjithatë lidhur me situatën e krijuar nga përmbytjet kemi organizuar punën me qëllim shamngien e dëmit në jetë njerëzish, ndërsa sa i takon dëmeve material ato janë të konsiderushme dhe të pashmangshme nga situate e krijuar. Kemi rreth 40 banesa të përmbytura dhe qindra hektarë tokë bujqësore nën ujë. Nuk ka ndodhur më parë ky fenomen në Shijak, ndërsa ky vit ka qenë i pazakontë për ne.”. Banorët janë larguar nga banesat e tyre, duke u strehuar përkohësisht te të afërmit e tyre, ndërsa banesat e tyre aktualisht janë të pabanueshme. Shirat e rrëmbyeshëm dhe niveli i lartë i ujit nuk kanë kursyer dhe shtyllat dhe kabinat e energjisë elektrike, të cilat kanë bërë ndërprerje të detyrueshme të erngjisë për të shmangur ndonjë tragjedi të mundshme si pasojë e kontaktiti të ujit me rrymën elektrike. Kreu i OSHEE Durrës, Plator Mehmeti ka thënë për gazetën “Bulevard” se janë me dhjetëra kabina elektrike të dëmtuara si pasojë e zhytjes së tyre në ujë, ndërsa numërohen rreth 20 shtylla të rëna përtokë pas ii ka rrëmbyer rrjedha e pandalshme e lumit Erzen. “Aktualisht po presim të bier niveli i ujit pasi ndërhyrja jonë në këto kushte është e vështirë por edhe e rrezikshme. Po mundohemi ta mbajmë në mbikqyrje situatën, veçaanërisht në Bashkinë e SHijakut, ku problematika është më e theksuar, ndërsa kemi patur avari edhe në Arapaj, pjesë e Bashkisë Durrës. Si pasojë e rrëzimit të pemëve, janë dëmtuar disa kabina elektrike dhe rrjeti i energjisë në këtë zonë. Po bëjmë të mundur riparimin, me qëllim ritkhimin e erngjisë ën banesat e qyterarëve”, është shprehur Plator Mehmeti, në pozicionine  drejtorit të OSHEE Durrës.  Lagjia Erzen në qytetin e Shijakut, që nga pasditja e së martës  është nën pushtetin e ujit. Fryrja e madhe e lumit Erzen dhe dalja e tij nga shtrati ka përmbytur me dhjetëra shtëpi. Ky është i dyti vit rradhazi që banorët e kësaj lagjeje, që mban të njëjtin emër me lumin që e përshkon atë, përjetojnë një situatë të tillë. Duke nisur që nga paraditja e së martës, autoritetet lokale u bënë apel banorëve të shtëpive më të rrezikuara të evakuoheshin, sepse me kalimin e orëve pritej dalja e lumit nga shtrati.Sipas autoriteteve vendore, të gjithë banorët e rrezikuar janë evakuuar, ndërkohë që njëra nga shtëpitë është mbuluar tërësisht nga uji. Edhe një vit më parë, rreth 100 shtëpi u përmbytën nga ujërat e lumit Erzen.