Home Politike Kreshnik Spahiu zbulon kush pritet të fitojë zgjedhjet në Kukës

Kreshnik Spahiu zbulon kush pritet të fitojë zgjedhjet në Kukës

Në një intervistë për Euronews Albania, juristi Kreshnik Spahiu bëri një parashikim mbi zgjedhjet e pjesshme në Kukës. Sipas tij, këto zgjedhje do t’i fitojë Partia Socialiste.

“Mendoj që në bashkinë e Kukësit nuk ka garë. Partia Socialiste garon me veten duke qenë se kemi përballë një opozitë inekzistente në çdo format dhe partitë e reja politike nuk kanë shpallur kandidatë”, tha Spahiu.

Sipas juristit, kemi një parti që thjesht është grupimi i Sali Berishës që i ka hapur krahun PS-së. Spahiu tha se në përballjen me opozitën e dikurshme, Kukësin do ta fitonte opozita dhe PS do humbte, pasi zgjedhjet po mbahen për shkak skandalit të kandidatit Gjici dhe votat duhet t’u humbasin socialistëve dhe jo krahut opozitar.

Previous articleSergio Ramos pranë ribashkimit me Benzema te Al-Ittihad
Next articleTjetër tragjedi në Mesdhe/ Mbytet anija plot me emigrantë pranë ishullit grek, ndërrojnë jetë 4 fëmijë