Home Politike Kreshnik Spahiu kryqëzon Albin Kurtin: Egoja i ka mbyllur sytë!

Kreshnik Spahiu kryqëzon Albin Kurtin: Egoja i ka mbyllur sytë!

Kreu i Aleancës Kuqezi ka akuzuar ashpër kryeministrin e Kosovës se po armiqësohet me SHBA e BE, duke i dhënë në tryezë fitoren Serbisë.

Spahiu, që ka qenë dikur një përkrahës i fortë i Albin Kurtit, ka shpjeguar se egoja politike po e pengon që të jetë i kthjellët.

Postimi i Spahiut

Albin Kurti krijoi përplasjen e rradhës me SHBA dhe BE. Ego politike s’po e lejon të kuptojë që pas çdo rrefuzimi për marrveshje Amerika dhe Europa do të vendosin kushte më të ashpra dhe disfavorshme për shqiptarët.

Presioni Albinit i ngjan atyre si një bukë-shkelje. Çdo shtyrje marrëveshjes është fitore e Serbisë. Kosova nuk mund jetë aq mosmirnjohëse sa pas 20 vjetësh ta këmbejë Amerikën me targat e makinave.

Nëse populli nuk reagon kundër anti amerikanëve në Kosovë dhe Shqipëri, pasojat do të jenë fatale për kombin.

TemA

Previous articleHakmarrja turke për aktin terrorist, godet 89 objektiva të kurdëve në Siri dhe Irak
Next articleLeo Messi: Është Botërori im i fundit. Mundësia ime e fundit për ta realizuar ëndrrën time