Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews ALbania se ka një zgjidhje për të gjithë ata që nuk duan treshen Rama-Berisha-Meta.
Sipas tij zgjidhja është bojkotimi i votimeve më 14 maj.
“I them të gjithë atyre votuesve të cilët nuk e dëshirojnë këtë gjellë 33-vjeçare, të cilët nuk e duan më Ramën, Berishën dhe Ilir Metën të mos shkojnë në kutitë e votimit. Të bojkotojnë 14 majin sepse do të jenë më të qetë me ndërgjegjen e tyre,” – u shpreh Spahiu.