“Qeveria shqiptare bën pakt më qeverinë greke duke paraqitur në OKB marrëveshjen e kufirit pavarsisht vendimit të gjykatës kushtetuese, për të bërë pazare për kufijt tanë detarë”.
Edhe në qytetin e Durrësit starton marshimin e tij Aleanca Kuq e Zi, me lider Kreshnik Spahiu. Ditëne shtunë, më 30. 03. 2013 në pallatin e sportit, Durrës, u organizua fushata elektorale e Aleancës Kuq e Zi, me sloganin “ Pa Berishën, në 7 Prill”. Edhe pse fushata filloi 45 minuta me vonesë, nga ora 11: 00 që ishte në lajmërim, e cila filloi në 11: 45, me ardhjen e Kreshnik Spahiu, nuk I alarmoi aspak simpatizantët e tij, përkundrazi. Pa filluar ende fjalimi, në pritje të kreut të Aleancës Kuq e Zi, simpatizantëve të tij që ndodheshin sallën e pallatit të sportit, ju shpërndan falmuj kombëtar kuq e zi. Mbërritja e Kreshnik Spahiu u shoqërua më duartrokitja të zjarrtta të cilat zgjatën afro 10 minuta, dhe me brohoritje “ Fitore, Fitore”. Pasi Kreshnik Spahiu përshëndet të ftuarit dhe simpatizantët e tij të shumtë, madje duke I fotografuar ata me celularin e tij personal teksa brohorisnin dhe valvitnin flamujt kombëtar, fushat filloi me këndimin e himnit kombëtar live duke ju bashkangjitur dhe publiku, simpatizantët nga pas. Fjalimin në fushatën e Aleancës Kuq e Zi, të kreshnik Spahiu, në qytetine Durrësit, e hapën aktivistët e AK-së si : Klaudio Tengu, Jetmir Haxhillari ku vënë theksin te papunësia e studentëve me diplomë universitare. Duke e vijuar më tej aktivitetin me Elona Mina, anëtare e këshillit kombëtar dhe përfaqësuese e gruas e cila theksoi rolin e gruas në shoqëri. Sipas saj revolucionin shoqëror nuk e kanë bërë vetëm burrat, por edhe gartë, duke u përballuar me shumë probleme por pa harruar mbi të gjitha të qenurit nëna. Me këngën në sfond “ Xhamadani Vija Vija”, nën notat e patriotizmit Kreshnik Sahiu nis fjalimin e tij, fushatën elektorale me sloganin “ Pa Berishën, në 7 Prill”.
Fjalimi i kreut të Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu
Kreu I Aleancës Kuq e Zi, e nis fjalimin e tij duke i dhënë qytetarëve durrsak 2 lajme, një të mirë e një të keqe. Sipas Kreshnik Spahiut, kreu I AK-së lajm i keq është se ata kanë zbbuluar skandaline radhës të shtetasit Berisha. “ Sot në Organizatën e Kombeve të Bashkuara skadon afati që qeveria shqiptare e Ministria e Jashtme duhej të ankimonte kërkesën e diplomacisë greke për marrëveshjen e përcaktimit të kufijve detarë. Në mënyrë të njëanshme dhe konspirative qeveria greke bën pakt me qeverinë shqiptare. Ata kanë paraqitur në Organizatën e Kombeve të Bahkuara, marrëveshjene kufirit pavarsisht vendimit të gjykatës kushtetuese, duke bërë pazare, për vendin, tokën tonë”- deklaroi dhe akuzoi publikisht kreu I Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu kryeministrin Sali Berisha. Spahiu theksoi se lajm I mirë ishte fakti se dhe pak ditë kanë mbetur nga qeveria e shtetasit Berisha. “ Më 7 Prill, Aleanca Kuq e Zi do të marshoj drejt Tiranës , në sheshin “ Skëndërbe”, për ti dhënë fund qeverisjes të Berishës” – u shpreh në fajlimin tij , Kreshnik Sahiu. Ky I fundit e cilëson këtë marrëveshje si një përpjekje të fundit të Berishës, për të qëndruar në fron, e cilëson si një marrëveshje turpi. “ Aleanca Kuq e Zi merr përsipër të denonocoj Berishën për këtë marrëveshje në kurriz të territorit, kufijëve shqiptare “- tha lideri I AK-së. “ Të nderuar miq ,2 javë më parë në zyrat e Aleancës Kuq e Zi u shfaqën dy gra të mjera, të cilat të përlotura erdhën e më thanë që I kishin pushuar nga puna dhe I kanë fëmijët pa bukë. I pyes cfarë pune bënit? – Ato përgjigjen, si numëruesë parash. -Vazhdoj më tej ti pyes. A punonit në bankë? –Jo ne punonim si numëruese parash në magazinat e familjes Berisha. Nuk e dija që në këtë vend paska njerëz që nuk e dinë sa para kanë dhe u nevojiten njerëz për ti numëruar ato, ku ne fund të ditës pasi u del shpirti teksa I numërojnë, marrin në fund të ditës një 500 lekësh ,vetëm një fije nga tufa e parave të pista” – tha gjatë fjelimit të tij lideri I AK-së, Kreshnik Spahiu. Gjithashtu ai u bën thirrje të gjithë qytetarëve, që ti marrin ato para, ato 10 mijë lekë( të reja) që po përgatin më zarfe për tu shërndarë qytetarëve me qëllim blerjen e votave të popullit, por zhytjani në kuti. ‘ Votoni Aleancën Kuq e Zi dhe merrini paratë, pa të cilat ata nuk bëjnë dot asgjë- I shpreh Kreshnik Spahiu. Kreu I AK-së akuzon se para 23 viteve Durrësi ishte qendra e hekurudhës shqiptare. Sot këto hekurudha janë kthyer në gërmadha. Sipas Spahiut , Berisha prishi kontratën dhe marrëveshjen me “ General Electric” duke mbartur një faturë prëj 2 milion euro. “ Sot ai shkatërroi gjithçka. Pas 23 vite në portine Durrësit nuk ndalon asnjë kroçiere ku nëë vendet fqinje ndalojnë shumë kroçiere duke sjellur shumë turista. Cfarë do ti thotë Durrësit ky njeri? Që durrësi nuk ka më plazh, që Durrësi nuk ka më bregdet? Për këto arsye ne kërkojmë që të gjithë sëbashkyu të largojmë këtë njeri sa më parë. Ai e ka mbuluar Durrësin me turp – vijoi më tej fjalimin e tij lideri i AK-së. kreu I Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu bën një paralelizëm midis regjimit të Berishës dhe regjimit të pushtuesve turk por me një ndryshim. Sipas Spahiut vërtet turqit zbarkuan në Shqipëri në 1939 por ata kur u larguan, bregdetine lanë po aq të virgjër sa ishte më parë. Puset e naftës i lanë po aty. Ushtria e turqve nuk guxoi të prekte pasuritë tona kombëtare. Puset e naftë, minierat, toka, nëntoka, askush nuk guxoi ti prekte. Bregdeti shqiptar ishte perla e Ballkanit. Ndërsa Berisha i cili po largohet, sipas kreut të AK-së, I ka privatizuar pusete naftës, hidrocentralet, minierat duke na lënë pas një faturë shumë të gjatë me borxhe të mëdha financiare. Në fund të fjalimit , kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu I bën thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen me 7 Prill në sheshin “ Skëndërbe” për të larguar nga qeveria Sali Berishën, kryeministrin e Shqipërisë. Gjithashtui ai bën thirrja se me 7 Prill nuk do të ketë protest të përgjakur si viti 1997 apo 21 Janari. Do të jetë një protest ndryshe sepse në krye është Aleanca Kuq e Zi. Në krye të portestës do të jetë dhe vet lideri I AK-së, Kreshnik Spahiu. Kreu I Aleancës Kuq e Zi I fton simpatizantët e tij që të dëgjojnë dhe mesazhet qe kanë për të dhënë kolegët e tij dhe e mbyll fjalimin duke recitur himnin kombëtar “ Se zoti vete tha me gojë, që kobët s’shuhen përmbi dhe’ por Shqipëria do të rrojë , për të luftojmë ne.”