Home Politike Kreshnik Spahiu: 2023-shi shënon zyrtarisht shkrirjen e LSI-së

Kreshnik Spahiu: 2023-shi shënon zyrtarisht shkrirjen e LSI-së

Juristi Kreshnik Spahiu thotë  se në Shqipëri nuk ka 2  apo 3 parti, por vetëm 1 parti të ndarë në 2-3 degë në bazë të një marrëveshjeje të fshehtë  mes tre liderëve Rama-Berisha-Meta.

Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu u shpreh se viti 2023 shënon zyrtarisht shkrirjen e  Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Sipas Spahiut, në zgjedhjet e ardhshme kjo parti do të jetë thjesht një logo si 4 partitë  e tjera logot e të cilave i ka blerë Berisha.

“Viti 2023 shënon zyrtarisht shkrirjen e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Mendoj se ky është lajmi më i mire për Shqipërinë dhe shenja e parë që mund të nisë të çmontohet ky lloj sistemi elektoral.

Shkrirja  e saj do të bëjë që asnjë bashki të mos ketë kryetar nga  LSI. Në zgjedhjet e ardhshme  kjo parti do të jetë thjesht një logo si 4 partitë e tjera, logot e të cilave i ka blerë Berisha duke u dhënë nga një deputet në parlament.

Nuk do ketë grup parlamentar,  do kemi vetëm një person të  futur në Parlament. Këtë e thotë sondazhi i Euronews që gjithmonë ka një marzh shumë të vogël gabimi. Provohet që Meta është politikani më i urryer në Shqipëri”, tha  Spahiu.

Previous articleAksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, “BMV” përplaset me ambulancën
Next articleÇfarë do të ndodhë nëpër botë gjatë vitit 2023? Ja cilat janë 10 skenarët