Home Bota Kremlini: Lufta e Rusisë me shtetet armike do të zgjasë shumë

Kremlini: Lufta e Rusisë me shtetet armike do të zgjasë shumë

Kremlini ka deklaruar se konfrontimi i Rusisë me shtetet armiqësore dhe ajo që ai e quajti një “luftë hibride” që po zhvillohet kundër saj nga Perëndimi do të zgjasë shumë.

Kjo deklaratë është bërë nga Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov kur u pyet se sa do të zgjaste ai që Rusia e quan “operacion special ushtarak” në Ukrainë.

“Nëse i referoheni një lufte në një kontekst më të gjerë, një konfrontimi me shtetet armiqësore, një luftë hibride kundër vendit tonë, atëherë ajo do të zgjasë për një kohë të gjatë. Dhe ne duhet të jemi të vendosur dhe të sigurt në vetvete ”, u tha Peskov gazetarëve.

Previous article“Po vriten njerëz të pafajshëm dhe drejtësi nuk ka”, Berisha: Vendi po përjeton krizën më të rëndë, në 8 vite kemi humbur 35 % të popullsisë!
Next article“Është si çun haram…”/ Beniada Nishani tregon se si e ka njohur në Itali Jorin e BB