Home Kosova Krasniqi flet për njerëz të fuqishëm mbi ligjin

Krasniqi flet për njerëz të fuqishëm mbi ligjin

f1_26krasa1366960516Kreu i Kuvendit, Jakup Krasniqi mendon se në Kosovë ka mungesë të elitave politike, dhe si rrjedhojë e kësaj po lulëzon krimi i organizuar dhe korrupsioni.

Krasniqi në një intervistë për ‘Kosova sot’ ka thënë se, viteve të fundit, korrupsioni nuk ka të ndalur, dhe se drejtësia nuk po merret fare më korrupsionin.

“Kosova e ka një problem shtesë, e që është mungesa e elitave politike. Kudo që ka mungesë të elitave politike, ka shumë krim të organizuar, ka shumë paligjshmëri dhe kjo e dëmton zhvillimin e vendit. Gjatë viteve të fundit kemi dëgjuar për afera të ndryshme, që kanë ndodhur nëpër institucionet e ndryshme, dhe reagimi i institucioneve të drejtësisë ka qenë nën çdo nivel. Kjo të lë hapsirë për të kuptuar se ekzistojnë njerëz të fuqishëm që nuk i kap ligji, dhe ligji nuk merret me ta”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi nuk ka folur me emra konkretë se kush, sipas tij, janë njerëzit e fuqishëm.

“Unë, këtu nuk dua të flas me emra, por në Kosovë dihet se gjatë këtyre 14 vjetëve ka pasur lloje të ndryshme të krimeve të organizuara, sidomos të sferës ekonomike, por edhe politike. Për të gjitha këto, ndonëse edhe mediet kanë shkruar, ne s’e kemi pare veprimin e njerëzve që janë përgjegjës të sistemit të drejtësisë”, i ka thënë kryeparlamentari Krasniqi kësaj gazete.

Previous articleEULEX-i akuzon 17 serbë për masakrën e Mejës
Next articleGloriosa Dobra, një penë që premton shumë