Home Aktualitet Kraja raporton tek ‘Ligjet’: Kemi rritje të personave në hetim dhe të...

Kraja raporton tek ‘Ligjet’: Kemi rritje të personave në hetim dhe të dënuarve krahasuar me 2020

Kreu i SPAK Arben Kraja po raporton për raportin vjetor të prokurorisë se posaçme në komisionin e ligjeve.

“Ka ndikuar pozitivisht në punën tonë, përfaqësimi i prokurorit shqiptar në EUROJUST, ka shërbyer për të rritur bashkëpunimin dhe për prezantimin e shqipërisë në vendet e BE. Dua të them rritje cilësia dhe sasie të ndjeshme në vitin 2021 në krahasim me 2020. Kemi një përfaqësim në komitetin anti-mafia. Në mënyrë të përmbledhur statistikat.

344 kallëzime nga të cilat 121 është vend mos fillim, 217 procedimi penale. 675 procedime penale me 519 persona në hetim. 84 për krim të organizuar, 59 për vepra t tjera të lidhura. Janë dënuar 230 persona, 94 për krim të organizuar. Në apel 205 çështje themeli.

Prokuroria e posaçme i ndjek çështjet e tyre në tre shkallët ankimit, një ngarkesë në punë. Vepra penale në pastrimin e parave, nuk e kemi kompetencë prioritare, por kemi vendosu si prioritet që kur hetojmë veprat tona, janë dënuar 11 të dehur për vepra të tjera përfshirë edhe pastrimin e parave. Në vitin 202 kemi një numër pak a shumë të njëjtë të procedimeve por rritej të personave në hetim dhe atyre të dënuarve nga 2 në 11 dhe rritje të pasurive të konfiskuara.”, tha Kraja