Home Politike KQZ nuk e regjistroi në zgjedhje, Berisha ankimon vendimin në KAS

KQZ nuk e regjistroi në zgjedhje, Berisha ankimon vendimin në KAS

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ankimuar ditën e sotme vendimin e KQZ-së për të mos e regjistruar këtë të fundit dhe kandidatët e tij në zgjedhjet e 14 majit.

Mësohet se Berisha e ka apeluar menjëherë vendimin në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve të quajtur ndryshe KAS.

Në kërkesën ankimore drejtuar KAS, ai ka kërkuar ndryshimin e vendimit duke vendosur “regjistrimin e PD të të përfaqësuar nga kryetari Sali Berisha si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

Previous articleTentoi ti vinte flakën selisë së federatës italiane, policia arreston trajnerin 75-vjeçar
Next articleQëndroi 10 vite në drejtimin e Kasadrës, ja kush do ta zëvendësojë Artan Lamen (EMRI)