Home Politike KQZ në vështirësi? Celibashi: Paguajmë mirë, por nuk po gjejmë dot operatorë...

KQZ në vështirësi? Celibashi: Paguajmë mirë, por nuk po gjejmë dot operatorë sepse…

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi për “Barometri” në Euronews Albania se pagesat për operatorët janë të mira, por sërish ka mungesa.

“Për rekrutimin e operatorëve nuk jemi të qetë sepse është e vështirë. Pavarësisht se pagesa për një ditë pune është relativisht e mirë, diku tek 100€ në ditë prapë ka mungesa.

Ne do të synojmë të marrim ata operatorë që kemi pasur dhe një vit më parë,” – u shpreh Celibashi.

Ai tregoi se në bazë të testimeve rezulton se nuk ka interes për t’u bërë pjesë e personelit.

Previous articleJuves i “soset” durimi me Pogba-n, reduktim page dhe prishje kontrate, francezi në garë me kohën
Next articleRritet prodhimi energjisë, Fierza afër kuotës maksimale