Home Maqedonia Koteski: Ndjejmë se jemi anëtare, e jo partnere e NATO-s

Koteski: Ndjejmë se jemi anëtare, e jo partnere e NATO-s

natoShefi i Shtatmadhorisë së Armatës së Republikës së Maqedonisë, gjeneral major Goranço Koteski, dje në Mons-Shejp të Belgjikës mori pjesë në ceremoninë zyrtare për pranim-dorëzim të detyrës Komandat i Komandës supreme i forcave të NATO-s në Evropë (SACEUR) midis komandantit të deritanishëm, admirali Xhejms Stavridis
Në komandën kryesore për operacione të Aleancës, ku armata e Maqedonisë është prezantuar me zyrën e vet për lidhje, Koteski së bashku me shefat e tjerë të armatave të vendeve-anëtare dhe partnerët e NATO-s e kanë ndjekur ceremoninë në të cilën komandanti i deritanishëm Stavridis , për shkak të daljes në pension, ia dorëzoi bastunin udhëheqësit të forcave të aviacionit të SHBA-së në Evropë.
Në këtë ceremoni, sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Andres Fog Rasmusen theksoi se qëllime kryesore të organizatës më të madhe ushtarako-politike në botë do të jenë transformimi i komandantëve në NATO, vazhdim dhe përfundim i suksesshëm i misioneve paqësore, veçanërisht në Afganistan pas vitit 2014.
Gjeneral-majori Koteski sot do të jetë pjesë e sesionit të Majit të takimeve të Komitetit ushtarak të NATO-s në shumë formate. Debate kryesore priten për angazhimin e Aleancës në Afganistan, ku Maqedonia do të mbështetet në përcaktimin tonë politik se deri në fund të vitit 2014 me siguri mbetemi atje, e pastaj edhe në lidhje të interesave kombëtare të vendit tonë dhe kërkesat e NATO-s. Gjithashtu, në këto takime do të bisedohet edhe për angazhimin e Aleancës në Kosovë.
Nga selia e Aleancës, njeriu i parë i armatës së Maqedonisë porosit se vendi ynë do të vazhdojë ta krijojë forcën ushtarake sipas NATO-standardeve, ndërsa në drejtim të ndërtimit të kapacitete operative dhe aftësive të vazhdojë me mbështetje të misioneve të ardhshme të Aleancës.
Pas takimit të sotëm me seli në NATO, shefi i Shtatmadhorisë së ARM-së vazhdon me vizitë zyrtare në Oslo (Mbretëria norvegjeze), ku për herë të parë në historinë ushtarake 22 vjeçare të Maqedonisë një SHSHM nga vendi ynë, me ftesë të kolegut të tij në krye të armatës norvegjeze, do t’i vizitojë forcat e armatosura të këtij vendi skandinav.

Previous articleFustanet e femrave VIP në TV Baftas
Next articleUollers vlerëson përpjekjet e BDI-së për kontestin e emrit