Home Kosova Kosovë/ Një viktimë dhe mbi 700 raste të reja me COVID-19 në...

Kosovë/ Një viktimë dhe mbi 700 raste të reja me COVID-19 në 24 orë

Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 700 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orë. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.722.865 doza të vaksinës.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.478 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.722.865 doza të vaksinës. Deri më sot 797.229 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 36.925 doza përforëcuese dhe 2.182 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 4.785 testime, 720 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.