Home Kosova Kosovë/ Ministri i Mbrojtjes: Ekipi i NATO-s do angazhohet për avancimin e...

Kosovë/ Ministri i Mbrojtjes: Ekipi i NATO-s do angazhohet për avancimin e FSK-së

Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj, së bashku me gjeneral Bashkim Jasharin dhe njëkohësisht kreun e Forcave të Sigurisë në Kosovë është takuar ditën e sotme me Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, gjeneralin Jorg Ruter.

Mehaj përmes një postimi në Facebook shkruan se Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s (NALT) do të intensifikojë angazhimin për avancimin e FSK-së. Ai ka theksuar mirënjohjen e madhe për NALT-in dhe rolin që ka pasur në zhvillim e FSK dhe Ministrisë së Mbrojtjes në Kosovë.

Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s do të intensifikojë angazhimin për avancimin e FSK-së. Sot së bashku me gjeneral Jasharin, pritëm në takim Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, Gjeneral brigade Jörg Rüter. Me këtë rast, shpreha edhe njëherë mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për rolin dhe angazhimin e NALT-it në zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së”.

Gjeneral Jashari, theksoi rëndësinë e madhe të bashkëpunimit të ngushtë me NALT-in edhe gjatë detyrës së tij paraprake si Inspektor i FSK-së, duke shprehur besimin se ky bashkëpunim me gjeneral Rüter do të thellohet edhe më shumë tani që ai ka marrë detyrëne Komandantit të FSK-së.

Gjenerali Rüter, uroi Gjeneral Jasharin për detyrën e re, duke besuar se bashkëpunimi dhe angazhimi i përbashkët, do të intensifikohet edhe më shumë , në funksion të zhvillimit dhe avancimit të FSK-së.