Home Kosova Kosovë, memorial kushtuar fëmijëve të vrarë e të zhdukur në luftë

Kosovë, memorial kushtuar fëmijëve të vrarë e të zhdukur në luftë

Në Kosovë do të ndërtohet një memorial për fëmijët e vrarë e të zhdukur në luftën e Kosovës.

Si vazhdimësi e bashkëpunimit strategjik, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës, “Hasan Prishtina” për konsultimin dhe hartimin e dokumentit narrativ mbi memorialin e fëmijëve të vrarë dhe të zhdukur gjatë viteve 1998-1999, në Kosovë.

Pas hartimit të dokumentit do të bëhet shpallja e konkursit ndërkombëtar për projektin e memorialit të fëmijëve.

Ky proces, me ndjeshmëri të lartë, kërkon një analizë të thellë që rezultati të jetë dinjitoz dhe proporcional me qëllimin.

Memoriali është vendim i Qeverisë së Kosovës, përmes të cilit do të nderohet dhe lartësohet kujtimi për fëmijët e vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës.

Previous articleAndi Bushati: Rama, tirani që na ka vënë çizmen në fyt të gjithëve. Do e dërrmojë Berishën
Next article“Çmendet” gruaja në Tiranë/ Hedh nga kati i 6 i pallatit qenin e saj