Home Kosova Kosova të jetë më e qartë me politikën e vet ndaj Luginës...

Kosova të jetë më e qartë me politikën e vet ndaj Luginës së Preshevës

f1_sh-kamberi-11359360453Ish-kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, në një intervistë për “Kohen Ditore”, të cilën e boton sot, flet për diskriminimin e shqiptarëve nga autoritetet serbe në Luginën e Preshevës dhe për rrethanat e paqarta të vendosjes dhe heqjes së lapidarit para Komunës së Preshevës. Kamberi, aktivist shumëvjeçar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe njëri nga udhëheqësit e Partisë për Veprim Demokratik, paralajmëron se mesazhet jo të qarta nga Prishtina nxjerrin telashe në Luginë. Ai po ashtu shpreh rezerva ndaj retorikës kombëtariste të kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, dhe apelon që Lugina të ndihmohet konkretisht, sepse “pas 10 vjetësh mund të vijmë në situatë që edhe Luginën e Preshevës ta kujtojmë si ‘mollën e kuqe’ nëpër këngë”. Në Komunën e Medvegjës tashmë kanë mbetur vetëm 500 shqiptarë. Sipas tij, as Qeveria në Tiranë, as ajo në Prishtinë nuk e kanë ndihmuar Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën me asnjë fond

Previous articlePDK profilizohet si Parti e Qendrës së Djathtë. Thaçi zgjedhet kryetar
Next articleJordin Sparks shkëlqen në ceremoninë e SAG Awards.