Nesër, në orën 9:30 do të filloj gjykimi ndaj Pjetër Shalës. Ndërsa, për publikun gjykimi do të transmetohet me 45 minuta vonesë. Në vendimin, trupi gjykues i kryesuar nga Mappie Veldt-Foglia ka caktuar 21 shkurtin si datën e fillimit të gjykimit në rastin e Pjetër Shalës.
Derisa, mbrojtja e Pjetër Shalës, do të paraqesin deklaratën e tyre hyrëse pasi të përfundojnë prokuroria e mbrojtja e viktimave.
“Duke pasur parasysh parimin e publicitetit të procedurave, Paneli i udhëzon palët dhe mbrojtjen e viktimave që t’i paraqesin fjalët e tyre hyrëse në masën më të madhe të mundshme në seancë të hapur dhe të mbështeten në mjetet vizive dhe materialet që mund t’i transmetohen publikut. Aty ku kjo nuk është e mundur, palët dhe mbrojtja e viktimave drejtohen që të grupojnë argumentet që do të bëhen në sesione private dhe/ose të mbyllura së bashku, për të rritur efikasitetin e procedurave dhe për të shmangur lëvizjen e panevojshme ndërmjet seancave të hapura dhe private ose të mbyllura. Udhëzimet e mësipërme nuk paragjykojnë masat mbrojtëse të vendosura për viktimat dhe dëshmitarët dhe të drejtën e palëve dhe mbrojtësit të viktimave për të paraqitur argumentet e tyre të plota”, thuhet në vendim.
Tutje, sipas vendimit, pasi që mbrojtja ka zgjedhur të japë një deklaratë hyrëse direkt pas fjalëve hyrëse të ZPS-së dhe mbrojtjes së viktimave, ajo nuk mund të bëjë asnjë deklaratë hapëse të mëtejshme pas mbylljes së çështjes së ZPS-së dhe para hapjes së çështjes së saj.