Home Kosova Kosova e vendosur të padisë Serbinë për gjenocid, Osmani ia thotë në...

Kosova e vendosur të padisë Serbinë për gjenocid, Osmani ia thotë në sy homologut slloven

Vjosa Osmani, presidentja e Kosovës gjatë konferencës për mediat me presidentin slloven, Borut Pahor, është shprehur se ka koordinim të plotë mes institucioneve lidhur me padinë për gjenocid ndaj Serbisë.

“Unë jam deklaruar edhe më herët, është dakordim i përbashkët i të tria institucioneve, sepse ne koordinojmë çdo qëndrim me kryeministrin Kurti dhe kryetarin e Kuvendit, dhe padia për gjenocid ka qenë ajo që kemi dakordim të plotë”, tha ajo.

Osmani tha se për secilin që i njeh masakrat që i ka kryer Serbia në Kosovë, e di se kanë qenë gjenocid.

“Për secilin që i njeh masakrat që i ka kryer Serbia në Kosovë, qëllimi i forcave ushtarake dhe policore serbe gjatë luftës së fundit ka qenë shfarosja, pra ky ka qenë qëllimi. Natyrshëm që përgjigjja jonë dhe e ekspertëve është se në Kosovë është kryer gjenocid. Përgatitja nënkupton se duhet të jetë tepër serioze, me hulumtime të thella dhe do të bashkëpunojmë me sicilin shtet që na ndihmon për të arritur drejtësi”, tha Osmani.