Home Bota Koronavirusi, Twitter i kërkon stafit të punojë nga shtëpia

Koronavirusi, Twitter i kërkon stafit të punojë nga shtëpia

Twitter kërkoi nga punonjësit e tij të punojnë nga shtëpitë, për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Në një blog online, rrjeti social tha se është e detyrueshme që stafi në Hong Kong, Japoni dhe Korenë e Jugut të punojë nga distanca.

Kompania po ashtu tha se i “inkurajon fuqishëm” të 5,000 punëtorët e saj në të gjithë botën që të mos shkojnë në punë.

Firma ndaloi edhe udhëtimet jothelbësore të biznesit.

“Qëllimi ynë është të ulim mundësinë e përhapjes së koronavirusit Covid-19 te ne dhe bota përreth nesh”, tha udhëheqësja e burimeve njerëzore në Twitter, Jennifer Christie.

Njoftimi vjen derisa numri i personave të vdekur nga koronavirusi në të gjithë botën ka kaluar 3,000, ndërsa sëmundja vazhdon të përhapet në Azi, SHBA, Evropë dhe Lindje të Mesme.

VIABulevard News
SOURCEREL
Previous articleReshje shiu dhe ulje temperaturash, ky është parashikimi i motit për ditën e sotme
Next articleRikthim në La Liga, një klub spanjoll “ëndërron” të firmosë me Higuain