Home Bota Koreja V. rikthen në punë kompleksin bërthamor

Koreja V. rikthen në punë kompleksin bërthamor

largea_kompleksi1364892169Koreja e Veriut ka bërë të ditur se do të rikthejë në punë reaktorin e saj bërthamor në Yongbyon, i cili është mbyllur në vitin 2007.

Agjencia shtetërore KCNA ka raportuar se Phenjani do të riaktivizojë të gjitha objektet e kompleksit, i cili përfshin edhe uzinën për pasurim të uraniumit.

Reaktori Yongbyon ka prodhuar plutonium për dy provat e para bërthamore të Koresë së Veriut, më 2006 dhe 2009.

Reaktori është çmontuar pjesërisht më 2007, pas një marrëveshjeje me komunitetin ndërkombëtar, e cila i ka siguruar Phenjanit 50,000 ton naftë.

Previous articleBirmani: 13 fëmijë humbin jetën në xhami
Next articleRomeo dhe Xhuljeta, Shekspiri dhe Vajza e Valëve