Home Bota Koreja e Veriut zhvendos raketat nga bregdeti

Koreja e Veriut zhvendos raketat nga bregdeti

korea veriutZyrtarë të Shteteve të Bashkuara kanë thënë se Koreja e Veriut ka larguar dy raketat nga bregdeti i saj lindor.

Duke forlur për agjencitë perëndimore të lajmeve, ata kanë thënë se nuk besojnë që raketat janë zhvendosur në një tjetër lokacion, por më tepër në depo.

Veprimi i Koresë së Veriut vjen në ditën kur presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, do të takojë në Shtëpinë e Bardhë presidenten e Koresë së Jugut, Park Guen-hye.

Muajin e kaluar, sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka paralajmëuar Korenë e Veriut se do të ishte “gabim i madh” lëshimi i raketave me rreze të mesme.

Phenjani ka kërcënuar muajt e fundit se do të sulmojë SHBA-në dhe aleatët e saj në Azi.

Kjo, për shkak të sanksioneve shtesë të OKB-së kundër tij, të cilat janë miratuar pasi verikoreanët kanë kryer provën e tretë bërthamore në muajin shkurt.

Previous articleKinë: 31 viktima nga virusi H7N9
Next articleBDI në ofensivë diplomatike