Home Bota Koreja e Veriut mund të “sulmojë” të mërkurën

Koreja e Veriut mund të “sulmojë” të mërkurën

largea_kim-un1365405335Koreja e Jugut ka paralajmëruar se Veriu mund të jetë në përgatitje të një prove raketore ose një akti tjetër provokues.

Ministri i Unifikimit, Ryoo Kihl-jae, u ka thënë ligjvënësve se ka “shenja” të aktivitetit në rritje në lokacionet bërthamore të Phenjanit. Ai ka thënë se Veriu mund të ndërmarrë ndonjë hap provokues të mërkurën.

Tensionet në gadishull janë rritur prejse Koreja e Veriut ka kryer provën e tretë bërthamore në muajin shkurt.

Kombet e Bashkuara kanë forcuar sanksonet kundër shtetit komunist, ndërsa ky i fundit ka kërcënuar me sulme bërthamore kundër Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut.

Previous articleHelen Flanagan superseksi me të brendshme
Next article