Home Opinion Konventa e partisë socialiste, fillimi i rilindjes shqiptare

Konventa e partisë socialiste, fillimi i rilindjes shqiptare

kapitiNga Skender Kapiti / Duke ndjekur zhvillimet e Konventës së Partisë Socialiste të datës 22-23 Shkurt 2013, ajo që më tërhoqi së pari vëmëndjen ishte kontrasti i thellë i saj në krahasim me Kuvëndet apo Kongreset e Partisë Demokratike ku këto të PD-së janë si dhe ato të mitingjeve në rrugë apo sheshe të bëra prej saj , e ku salla e mbushur me nxënës, mësues, mjekë , me administratë shtetërore e militantë gjatë tërë kohës vetëm brohorasin e bërtasin për Partinë e Kryetëparin dhe nuk dëgjojnë sepse nuk kanë dhe çfar të dëgjojnë pasi kanë 20 vjet që i dëgjojnë të njëjtat gjëra nga kryetari i tyre , i cili i eksaltuar nga “atmosfera”e parapërgatitur dhe e derigjuar nga komisarët e tij të partive në rrethe,deputetët e ministrat me një buzëqeshje agresive vetëm sa bërtet e shanë opozitën gjatë gjithe kohës. Asgjë nuk dëgjojmë prej tij vetëm fjalime të cekëta folklorike, akuza e shpifje për të tjerët dhe vetëlëvdata dhe retorikë e pallavra shterpë për arritje e suksese të dështimeve ta veta. Në antitezë me to vjen Konventa e Socialistëve si një model modern që u paraqitet për herë të parë shqiptarëve nga një forcë politike në këtë tranzicion të stërgjatur dhe të përvuajtshëm, paraqitur nga opozita moderne socialiste shqiptare me një program të qartë, të kuptueshëm dhe të detajuar për qeverisje vizionare, transparente, të hapur , të përgjegjshme dhe llogaridhënëse që i mungon popullit dhe vëndit gjer me sot. Më vjen mirë edhe për faktin se vetë zhvillimi i punimeve të kësaj Konvente më bindi akoma mua për saktësinë e asaj se çfarë unë kisha konstatuar e shkruar më parë kur për Partinë Socialiste të Shqipërisë kam thënë se është alternativa demokratike antikrize dhe promotore e zhvillimit politik, demokratik,social dhe ekonomik, dhe Edi Ramën si vizionarin dhe politikbërësin e “Socialistit të Ri”. Ky model i ri i zhvillimit në PS që filloi në këtë Konventë është një përvojë dhe model i atij amerikan që besoj se ndoshta do të përpiqet ta imitojë dhe PD-ja siç ka bërë kohët e fundit duke i kopjuar apo vjedhur PS-së edhe programin apo pjesë të tij. Keqeverisja e PD-së apo e atij që unë e quaj si qeverisja e “Kualicionit të së Keqes” e ka zhytur vëndin në një batak udhëkryqesh e krizash gjithëpërfshirëse dhe E.Rama në programin e shpalosur prej tij për një “Rilindje Shqiptare” për ta ndryshuar Shqipërinë paraqitur me mjaft kompetencë sa të thjeshtë dhe të kuptueshme aq dhe psikologjike, ekonomike e socio-politike tregon vizionin e një politikani me talent të rrallë lidershipi. Këtë e tregon fakti se ai jo vetëm para Konventës por para tërë opinionit fjalimin e tij e bëri në formë pyetjesh të cilat përmbanin brënda vetes vuajtjet dhe shqetësimet, problemet pothuajse gjithsociale të akumuluara nga shoqëria shqiptare dhe të artikuluara nga kryetari dhe PS, dhe në diskutimet e tjera të pjesmarrësve me aq dhimbshuri e ndjesi sociale, po që po ta studiojmë e shohim thellë në fjalët e tij vërejmë se ato përmbajnë edhe kuptimin dhe interpretimin, po që dhe trajtohen prej tij jo vetëm si shqetësime po dhe si mënyra,detyra dhe angazhime që të bindin për zgjidhje. E gjithë moria e stërgjatë dhe reale e problematikave që po trashëgon qeverisja e ardhshme e PS-së, që e kanë zhytur vëndin sot pushteti i degraduar i krimit e korrupsionit, tradhëtisë publike e kombëtare, i vjedhjes, abuzimit e papërgjegjshmërisë, me të vërtetë kërkon një lëvizje dhe ndërmarrje politike për një Rilindje Kombëtare që e ka inicuar kryetari i PS –së dhe i opozitës socialiste e popullore. Ne i besojmë vizionit dhe modelit Rama pasi ai e ka treguar veten se çfarë bën për të mirën publike në transformimin kur ishte Kryetar i Kryeqytetit , të Tiranës në një metropol modern dhe ku për këtë ndërkombëtarët i dhanë çmimin si Kryebashkiaku më i mirë në Botë. Në këtë Konventë pamë edhe atë për të cilën unë kam vënë re prej kohësh se:Partia Socialiste ka sot më shumë se çdo parti tjetër potenciale politike, intelektuale , profesionistë të aftë për një ripërtëritje esenciale shoqërore e kombëtare,demokratike e integruese.

“Është koha për një politikë të re për të mohuar korrupsionin e tradhëtinë, ku të gjithë aktorët e saj të asmilojnë një kulturë politike homogjene kombëtare të qëndrimeve, besimeve e vlerave kombëtare e demokratike, të konsensusit e paqtimit, pluralitetit konkurues drejt të njëjtit qëllim: atë të arritjes së mirëqënies së përgjithshme,shtetin ligjor dhe studim, reformim transparencë e përformim politikash në favor të interesit kombëtar dhe jo vetëm të atij personal e partiak”.(Nga libri im “ Triumfi i Kombit”i vitit 2012.

Previous articleDriada Dervishi: “Shekspiri” do të ngjitet për herë të parë në skenën e teatrit “ Aleksandër Moisiu”, me komedinë “Endërr e një nate vere”
Next articleRikthimi te themeluesit apo dështimi i pasuesve