Home Histori Kongresi i Pёrmetit, ngjarje e madhe e historisё sё popullit shqiptar

Kongresi i Pёrmetit, ngjarje e madhe e historisё sё popullit shqiptar

Nga Meçan Hoxha

Nё kёtё vit tё lavdishёm tё 75-vjetorit tё çlirimit tё atdheut nga pushtuesit nazifashistё, nё mbarё vendin, po organizohen e zhvillohen veprimtari  tё shumta jubilare, nё kujtim te datave e ngjarjeve mё tё rёndёsishme tё asaj epopeje. Kongresi i Permetit, pёr vendimet qё mori pёr kohёn, dhe tё ardhmen, ёshtё ngjarja mё madhore e asaj epopeje dhe njё ngjarje e madhe nё historine e Shqipёrisё. Ai ishte tribuna, ku u shfaqёn lirisht mendimet dhe u muarёn vendime me rёndёsi, pёr zhvillimin e luftёs dhe pёr tё ardhmen e popullit tonё. 

Kёtё trajtesё do ta bёj, sipas dokumentave tё kohёs, librave: “Historia e Shqipёrisё” dhe “Historia e LANÇ-re”, si  dhe kujtimeve tё Enver Hoxhёs. Çёshtjet, qё do tё shtjelloj janё: – Nevoja e  thirrjes sё atij Kuvendi tё ri Kombёtar, iniciatorёt dhe organizatorёt e tij, vendi ku do tё mblidhej, pjesmarrёsit nё tё, zhvillimi i punimeve, vendimet qё u morёn, rёndёsia historike, kundёrshtarёt dhe qёndresa jonё pa kompromis.

  * Popullit shqiptar i ёshtё diktuar, shpesh, tё mblidhet e tё vendos, pёr fatet e tij, nё kuvende tё mёdha Kombёtare. I ёshtё dashur tё bёnte  kongrese historike si Kuvendi i Lezhёs, Lidhja Shqiptare e Prizerenit, Kuvendi i Vlorёs, Kongresi i Lushnjes etj., dhe nё pranverёn e vitit 1944, u ndodh pёrsёri para ngjarjeve madhore, qё kёrkonin mbledhjen e pёrfaqёsuesёve tё tij, pёr tё marrё vendimet e duhura, nё zgjidhje te problemeve tё kohёs. 

   Zhvillimi i ngjarjeve politike e ushtarake, brenda e jashtё Shqipёrisё diktonin njё orientim tё ri pёr tё ardhmen. Pёrballja me sukses e dalja fitimtar mbi armikun prej Operacionit tё Dimrit, 1943-1944, qё synonte asgjesimin e UNÇL-e dhe udhёheqjes sё saj, e nxori edhe mё tё fort Ushtrinё tonё, qё rritej si uragan e qё dёshmonte vendosmёrinё mbarёpopullore, se ajo Luftё nuk do ndalej, gjer nё çlirimin e plotё tё vendit. Goditjet vdekjeprurёse, qё po merrte Ushtria Naziste nё Frontin e Lindjes, prej Ushtrisё sё Kuqe, nёn komanden e Stalinit tё madh, e tё ushtrive tё tjera Antifashiste tё Europёs, po jepnin sinjale tё qarta, se e ardhmja, me fitore, ishte pёr forcat antifashiste. Kёshillat popullore Antifashiste Nacionalçlirimtare konsolidoheshin pёrditё e mё tepёr dhe po tregonin me kontributin e tyre, se jo vetёm ishin tё afta tё ndihmonin Luftёn, po dhe tё qeverisnin problemet sociale e ekonomike, qё nxirte situata e Luftёs. Momenti kёrkonte dhe njё prezantim mё tё dukshёm te rolit tё PK nё udhёheqjen e Luftёs dhe pёrgjegjёsive para popullit e vendit tonё. Pёr tё gjitha, ato, zhvillime tё kohёs, dhe atyre qё priteshin, kёrkoheshin struktura vendimmarrёse, legjislative e ekzekutive, qё tё kishin autoritetin mbarёpopullor tё pёrfaqёsuar nё njё kuvend. Ky Kuvend, qё u mblodh nё Pёrmet, ishte Kongresi i Parё i Kёshillit Antifashist Naconalçlirimtar dhe mori emrin,“Kongresi i Pёrmetit“.

   * Mbledhja e atj Kongresi, ishte një domosdoshmëri jetike e historike në kushtet e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Ajo u thirr në bazë të një propozimi, të menduar më parë, e tё paraqitur, më 15 prill 1944 nga Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar dhe tё miratuar nga Plenumi i KQ të PKSH-së, më 15 maj 1944, mbledhur në malet e Helmësit të Skraparit. Kongresi u mirorganizua dhe pati një bazë të gjerë shoqërore përfaqësimi. Aty muarën pjesë 188 delegatë e delegate, tё zgjedhur nga populli, në zonat e çliruara e ato të paçliruara të vendit, si edhe në repartet e Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare. Në rezolucionin e Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm thuhej: “Në Kongres të përfaqësohen zonat e lira, zonat e pushtuara nga armiku, brigadat dhe batalionet partizane e vullnetare, Bashkimi i Rinisë Antifashiste dhe Bashkimi i Gruas”. Në zonat e çliruara dhe formacionet e ushtrisë delegatët do të zgjidheshin me votim të hapur. Në zonat e paçliruara, do të caktoheshin nga këshillat e qarqeve apo të qyteteve.

Dhe ashtu u veprua. Delegatët e Kongresit u zgjodhën nga mbledhjet e delegatëve të komunave e të njësive të ushtrisë, nё mёnyrё tё hapur e demokratike. Kujtimet e shumta tregojnё, se nё ato mbledhje u manifestua njё optimizёm dhe entusiazёm i rrall. Kёshtu, nё mёnyrё demokratike, u zgjodhёn përfaqësues tё popullit, nga Jugu në Veri, nga terreni dhe ushtria, me parti dhe pa parti, nga radhët e klerit, rinisё dhe gruas.

Rrugёtimi dhe mbledhja e delegatёve nё njё vend tё largёt, si Pёrmeti nuk qe e lehtё. Ata udhёtuan nё kёmbё e nё kushte tё vёshtira terreni e lufte, po nuk u shmangёn nga vёshtirёsitё. Myslim Peza, pёr delegatёt e veriut, ku bёnin pjesё dhe dy tё Durrёsit, kujtonte:“Baheshim rreth 40 delegatё tё shoqёruar prej 30 partizanёve tё Pezёs. Do tё pёrshkonim male e lumenj pёr tё arrit nё vendin qё kishte caktue Partia pёr mbledhje…gjatё natёs sё 9 majit, kaluam Shkumbinin. Mbas shtatё ditё e shtatё netёsh arritёm nё Helmёs tё Skraparit. Belshi e Sulova,Tomorica e Skrapari na pritёn e na pёrcollёn jashtёzakonisht mirё, me aq dashuri e me aq kujdes.“

* Pёrmeti u zgjodh vendi pёr mbledhjen e Kongresit. Kishte arsye gjeografike e strategjike, po Enver Hoxha ёshtё spjeguar, si vijon: “Fakti, qё Kongresi Antifashist i popullit shqiptar do tё bёhej nё Pёrmet e jo nё njё vend tjetёr, nuk ishte rastёsi. Kishim vendosur pёr kёtё, qё nё Helmёs. Mund tё mblidheshim edhe nё vende tё tjera, por ne zgjodhёm Pёrmetin pёr dy arsye kryesore: e para, pёr t´i treguar popullit, se Partia dhe Ushtria Nacionalçlirimtare ishin nё kulmin e fitores, se lufta jonё tashmё kishte kaluar nё fazёn e çlirimit tё qyteteve, se fitorja ishte e afёrt dhe ne mund tё bёnim njё kongres tё tillё tё madh dhe me rёndёsi historike, jo vetёm nё mal, por edhe nё qytet. Veç kёsaj, propozova Pёrmetin, se ai pёrmblidhte Dangёllinё, Frashёrin, ku lindёn burrat nga mё tё shquarit e mё tё lavdishmit e Rilindjes sonё Kombёtare. Partia i nderonte patriotёt e mёdhenj, qё lindёn nё tokёn e Pёrmetit, Naimin, Samiun dhe Abdylin, poetin, filozofin dhe politikanin e madh. Duke nderuar kёta rilindёs tё shquar, luftёtarё tё penёs dhe tё pushkёs, ne i tregonim dhe njё herё popullit, se bijtё e denjё tё tij ishin partizanёt, komunistёt dhe jo tradhtarёt, siç ishin Lumo Skёndoja, e Mehdi Frashёri, qofshin kёta dhe prej derёs sё Frashёrllinjve. I tregonim popullit, se Partia i çmonte dhe i nderonte traditat patriotike dhe patriotёt, dhe, se trashёgimtarёt e tyre ishin populli dhe komunistёt e jo tradhёtarёt dhe tё shiturit tek i huaji“

   Pёrmeti e justifikoi nderin qё ju bё. Pёrmetarёt, me bujarinё dhe mikpritjen e tyre mbetёn pёrjetё tё shtrenjtё nё kujtimet e delegatёve. Organizatorёt i muarёn tё gjitha masat qё tё mos kishte asnjё mungesё. Salla e mbledhjes qe zbukuruar dhe nё ballё kishte portretet e Skenderbeut e te Ismail Qemalit. Kёngёt e vallet mbushnin me gёzim e gjallёri atё qytet tё vogёl, tё djegur tri herё nga lufta.

    * Punimet e Kongresit filluan, më 24 Maj 1944, ditë e mërkurë, në ora 09:00, në prani të 188 delegatëve dhe të një numёri të ftuarish. Ishin ftuar edhe përfaqësuesit e misionit ushtarak britanik, por ata nuk mundën të merrnin pjesë, sikurse dhe ata tё Lёvizjes Nacionalçlirimtare tё Kosovёs e tё Rrafshit tё Dukagjinit.

   Kongresi u hap me njё minutё heshtje pёr tё rёnёt nё luftё dhe, pas kёtij nderimi solemn pёr ata qё kishin dhёnё rininё dhe jetёn pёr lirinё e atdheut, Omer Nishani mbajti fjalёn e hyrjes. Duke bёrё njё pёrmbledhje tё shkurtёr tё pёrpjekjeve liridashёse tё popullit tonё, ai evokoi lёvizjet e popullit shqiptar pёr tё mbrojtur tokёn arbёrore, padrejtёsitё qё i ishin bёrё vendit tonё nga traktatet imperialiste, foli pёr luftёn e popullit pёr mbrojtjen e trojeve shqiptare nё Veri e nё Jug. Nё fjalёn e tij, doktor Omer Nishani nёnvizoi faktin, se gjithnjё nё momente kyç tё historisё sё vet populli kishte dёrguar nё kuvende kombёtare bijtё mё tё mirё, qё tё bisedonin e tё vendosnin pёr fatet e atdheut. Kёshtu po ndodhte dhe nё Pёrmet ku u mblodhёn pёr tё diskutuar e pёr tё marrё vendime tё rёndёsishme. Pastaj ja dha fjalen Enver Hoxhёs, qё nё emёr tё Kёshillit tё Pёrgjithshёm Nacionalçlirimtar, mbajti raportin: “Zhvillimi i Luftës Nacionalçlirimtare të popullit në lidhje me ngjarjet ndërkombëtare”, i cili, ndër të tjera, tha: “Kjo që bëjmë sot, është një nga ngjarjet më të mëdha të popullit shqiptar. Kemi pasur vuajtje dhe mundime të mëdha, me të cilat bijtë e popullit tonë, të plagosur, pa bukë, të zhveshur, në borë e furtunë, por me moralin kurdoherë të lartë, kanë treguar trimëri të padëgjuara, me të cilat do të mburren me shekuj brezat e ardhshëm të popullit tonë”. Enver Hoxha i bёri njё analizё tё saktё e tё hollёsishme rezultateve tё luftёs sё popullit shqiptar, duke nisur qё nga qёndresa antifashiste e 7 prillit tё vitit 1939. Foli pёr rolin qё luajti PKSH nё organizimin e Luftёs dhe nё sukseset e saj tё njёpёsnjёshme. Sqaroi momentin, kur mblidhej Kongresi dhe arsyet pse u thirr. Delegatёve iu sqarua situata ndёrkombёtare dhe sukseset e Koalicionit Antifashist, ku Ushtria e Kuqe po luante rolin kryesor nё thyerjen e hordhive naziste. Vemendje e veçantё iu kushtua kolaborocionisteve shqiptarё, qё me politikёn e tyre tradhёtare po i bёnin dёm tё madh popullit dhe atdheut.    Diskutimet ishin tё zjarrta dhe plot ovacine. Uniteti dhe solidariteti ishin tё jashtzakonshёm, pёr tё gjitha problemet, qё u diskutuan.

   Pas dy ditё diskutimesh e debatesh, mё 26 maj u kalua nё fazёn tjetёr tё punimeve tё Kongresit, nё zgjedhjen e organeve legjislative dhe ekzekutive tё pushtetit tonё popullor. Ishte momenti, kur me vullnetin e popullit shqiptar tё hidheshin themelet e njё shteti tё ri, qё do tё luftonte pёr interest themelore tё masave popullore, tё punёtorёve, fshatarёve dhe inteligjencёs patriote

   * Kongresi i Përmetit mori vendime me rëndësi jetësore për LANÇ-in dhe për vendosjen e rendit demokratik popullor në Shqipëri. Në mënyrë përfundimtare, ai zgjidhi çështjen e pushtetit, si çështjen themelore të revolucionit popullor, Hodhi, kështu, themelet e shtetit tё ri demokratik popullor shqiptar.

Kongresi i Përmetit zgjodhi Këshillin Antifashist Nacionalçlirimtar (KANÇ-in) të përbërë nga 121 anëtarë, si organin më të lartë shtetëror, ligjvënës dhe ekzekutiv, përfaqësuesin e vetëm të sovranitetit të shtetit e të popullit shqiptar, me President, doktor Omer Nishanin dhe nёnpresident: Baba Faja Martaneshin, Hasan Pulo e Koçi Xoxe. KANÇ-i zgjodhi Kryesine e tij dhe Komitetn Antifashist Nacionalçlirimtar, me atributet e një qeverie provizore, të përbërë nga 11 anëtarë. Enver Hoxha, President, Myslym Peza nënpresident, Haxhi Lleshi i ngarkuar me Punët e Brendshme, doktor.Omer Nishani me Punët e Jashtme, Manol Konomi me Drejtësinë, doktor Medar Shtylla, me Ekonominë, Ramadan Çitaku, me Financën, Spiro Koleka me punët botore, doktor Ymer Dishnica, me Shëndetësinë, Sejfulla Malëshova me Kulturën dhe Arsimin dhe Bedri Spahiu me Rindërtimin ekonomik.

   Pёr kёtё moment, Myslim Peza, ka shёnuar:”Tek po hanim drekё, i thash Enver Hoxhёs – Faleminderit pёr tё gjitha, po s´po e kuptoj; ç´asht ky caktimi im zёvendёskryetar dhe grada e kolonelit ? Ta them shqip, s´asht nevoja me m´i ngarkue mue kёto poste e grada. Unё jam besnik deri nё vdekje i kёsaj rruge qё kemi nis. Kush jep besё, nuk lyp pjesё…”

   Ndёr vendimet mё tё rёndёsishme qё u muarёn nё Kongres ishin:

1. Të ndërtohet Shqipëria e re demokratike e popullore sipas vullnetit të popullit, që sot e shpreh solemnisht në Këshillin e Përgjithshëm Antifashist NAÇL.

 2.T’i ndalohet, ish mbretit Zog, kthimi në Shqipëri dhe, të mos njihet asnjë qeveri, që mund të formohet brenda ose jashtë vendit, kundër vullnetit të popullit.

3. Të vazhdohet, më me ashpërsi, lufta kundër pushtuesve gjermanë dhe tradhtarëve shqiptarë, deri në shkatërrimin e tyre të plotë dhe vendosjen e pushtetit demokratik-popullor në të gjithë vendin.

4. U vendis rishikimi dhe prishja e gjithë marrëveshjeve politike dhe ekonomike, që binin në kundërshtim me interesat e popullit dhe të kombit shqiptar.

5.Vendimi mbi shndërrimin e Ushtrisë NAÇL-re në ushtri të rregullt, me një udhëheqje të njësuar dhe me një komandë të përgjithshme.

Enver Hoxha u emërua Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare. Kongresi dha orientime për krijimin e divizioneve e të korparmatave, si njësi ushtarake të domosdoshme për arritjen e sigurt të çlirimit të atdheut. U vendos pёr dhënien e gradave në ushtri, si dhe për kalimin e Ushtrisë në mësymje të përgjithshme, për çlirimin e plotë të trojeve shqiptare.

   Kongresi miratoi veprimtarinë e përgjithshme të udhëheqjes së Luftës, dhe udhëzimet e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë NAÇL-re.  

   U zgjodh edhe një Komision për zbulimin dhe vërtetimin e krimeve të pushtuesve dhe bashkëpunëtorëve të tij, si dhe për zbulimin dhe vërtetimin e emrave të kriminelëve të luftës.

   Kongresi u drejtoi përshëndetje: Popujve dhe ushtrisë Sovjetike dhe Marshallit Stalin, Presidentit Rosvelt, Kryeministrit anglez Uinston Çërçill etj. Si dhe, Fan Nolit, për shqiptarët e SHBA.

   Këto vendime shprehin permbajtjen e ligjeve tё para të pushtetit demokratik popullor. Ato, patën jehonë të jashtëzakonshme brenda e jashtë vendit, rritën entuziazmin në popull, forcuan besimin në fitore dhe krijuan bindjen, se vetëm lufta e drejtë e popullit do të siguronte çlirimin e plotë të Shqipërisë.Vendimet e Kongresit të Përmetit ishin një mësim i madh në histori dhe një grusht për përfaqësuesit e forcave ballisto-zogiste, të cilët u bashkuan me pushtuesit, u drejtuan pushkën forcave partizane dhe lyen duart me gjakun partizan e të popullit të pafajshëm. nё gjithё Shqipёrinё.

   Komitetit Antifashist Nacionalçlirimtar dhe Enver Hoxhёs i shkuan telegrame tё shumta nga tё gjitha krahinat e Shqipёrisё, ku shprehej gatishmёria pёr t´i mbeshtetur me çdo sakrificё vendimet e Kongresit.

   * Kongresi i Përmetit përbën një ndër faqet më të lavdishme të historisë së LANÇ-it e të krejt historisë së popullit shqiptar. Neoballistёt e neofashistёt, sikurse ballistёt dhe fashistёt e djeshёm e quajnё atё “kongres komunist”, bile pjellё artificiale tё Sёrbisё, ku udhёhiqte PKJ e Titoja.

   Kongresi i Pёrmetit nuk ishte kongres i PKSH. Ishte Kongresi i Parё i Kёshillit Antifashiste Nacionalçlirimtare tё Shqipёrisё. Komiteti Antifashist Nacionalçlirimtar, qё mori rolin e njё Qeverie tё Pёrkohёshme Demokratike, nuk kishte program komunist dhe s´ka pse ngatёrrohen figurat politike me programin, pasi programet tregojnё formёn dhe pёrmbajtjen e qeverive. Ne, veteranёt e pasardhёsit dhe socialistёt e vёrtetё, do t´í mbrojmё e do t´i kujtojmё pёrjetё me nderim e respekt, ngjarjet e mёdha tё Luftёs, se ato janё krenaria jonё kombёtare dhe frymёzim i pёrhershёm atdhetarie.