Home Politike Konflikti fizik mes Luçiano Boçit dhe biznesmenit Gjergj Luca, Dashamir Shehi jep...

Konflikti fizik mes Luçiano Boçit dhe biznesmenit Gjergj Luca, Dashamir Shehi jep paralajmërimin e fortë

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi është konfliktuar fizikisht këtë të enjte me biznesmenin e njohur, Gjergj Luca.

Konflikti ka degjeneruar deri në përplasje fizike dhe të dyja palët i janë drejtuar Prokurorisë së Elbasanit me denoncime të ndërsjella. Incidenti ka ndodhur sot në një lokal në Labinot.

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi kërkon që palët të gjejnë gjuhën e dialogut në mënyrë që të evitohet përshkallëzimi i konfliktit.

“Sulmi fizik dhe kërcënimi ndaj kandidatit PD si vijimësi e përplasjeve të 14 marsit! Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Elbasan ku kandidati për deputet i PD, është kërcënuar me jetë dhe është sulmuar fizikisht nga biznesmenet qe jane mbeshtetes te Rames.

Ky agresion me prapavijë politike vjen vetëm 4 ditë pas përplasjes së dhunshme në Elbasan, ku mbështetësit e PD, u sulmuan verbalisht dhe fizikisht nga elementë të inkriminuar që ishin mes radhëve të simpatizantëve të PS. Këto incidente janë frymëzuar nga Edi Rama, i cili nuk e kursen gjuhën e linçimit dhe provokimit.

E kam paralajmëruar se klima politike është  e tensionuar dhe ajo çfarë ndodhi sot në Elbasan është tregues i qartë se palët duhet të gjejnë gjuhën e dialogut në mënyrë që të evitohet përshkallëzimi i konfliktit” shkruan Shehi.

SOURCEbulevard news
Previous articleZbardhet vendimi nga Gjykata Kushtetuese: Ministria e Shëndetësisë të rishikojë kohëzgjatjen e kufizimeve brenda një jave
Next articleLuan Rama: Do të njohim rezultatin e zgjedhjeve