Home Rajoni Konflikt me armë zjarri në Greqi, vritet aksidentalisht një shqiptar

Konflikt me armë zjarri në Greqi, vritet aksidentalisht një shqiptar

Një shqiptar është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Athinë, pak para mesnate. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali.

Mediat greke bëjnë me dije se 7 shqiptarë kanë qenë bashkë në një kafene në Nea Joni dhe kanë nisur të debatojnë pa u ulur.

Pasi kanë dalë jashtë njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të bashkëkombasit të tij, i cili ishte klient në lokal dhe nuk kishte lidhje me grupin.

Mësohet se ky i fundit fillimisht ka mbetur i plagosur por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve duke ndërruar jetë pak orë pasi është dërguar në spital.

Nga ana tjetër grupi i shqiptarëve që janë përfshirë në konflikt bashkë me autorin janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Previous articleDashamir Shehi: Nuk shkoj në protestën e 3 marsit për vulën, problemet e brendshme të PD- së po e lodhin popullin
Next articleShifra rekord/ Shqiptarët shpenzuan 350 milionë euro “nga xhepi” për shëndetin në 2021, bizneset fituan 85 mln euro