Home Politike Konfiskimi i pronave me VKM, Zhupa: E paprecedentë sjellja e Kushtetueses, procedurat...

Konfiskimi i pronave me VKM, Zhupa: E paprecedentë sjellja e Kushtetueses, procedurat të njëjta si padia për shfuqizimin e Bordit të Karburanteve

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa e ka cilësuar ngjarje të paprecedentë shtyrjen e seancës së sotme për konfiskimin e pronave me VKM nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

Në një lidhje përmes skype për News24, Zhupa tha se veprimi i kësaj gjykate me dy standarde e tregojnë qartë pretendimet. Sipas Zhupës, kjo çështje ka po të njëjtën procedurë si me paditë e tjera që janë trajtuar në këtë gjykatë, siç ishte dhe rasti i shfuqizimet të Bordit të Karburanteve.

“Kjo është e paprecedentë. Nuk është hera e parë kur deputetët kanë çuar padi në Kushtetuese. Ka një procedurë se si ndiqen çështjet nga Kushtetuesja. Si në rastin e Olta Xhaçkës. Në këtë rast ishin dhe dy padi dhe nuk u kërkua as prezenca e deputetëve apo firma e tyre e ripërsëritur, pasi vullnetin e tyre e kishin paraqitur. Kishim rastin dhe të bordit të ushqimeve. Është e njëjta praktikë dhe po flasim për të njëjtën Gjykatë Kushtetuese. Kjo gjykatë duhet të jetë e pavarur.

Rasti i Elida Kokonës, tregon se gjithçka bëhet me dy standarde. Ata janë absurd dhe në gjërat që kërkojnë. Gjithçka po bëhet në shkelje të procedurave dhe garancive që duhet të kenë deputetët, siç e kërkon kushtetuta e këtij vendi. Gjykata ndodhet përballë një presioni të madh politik. Edhe në 2 maj uroj që kjo gjykatë të ngrihet në lartësinë për shkak të mandatit që ka. Po kërkohet kohë për të fituar nga ana e qeverisë.”, tha Zhupa.

Previous articleParlamenti Evropian kritikon Serbinë për afërsi më Rusinë
Next articleOsmani viziton sot Maqedoninë e Veriut