Home Maqedonia Konfirmohet rasti i parë me ‘Flurona’ në Maqedoninë e Veriut

Konfirmohet rasti i parë me ‘Flurona’ në Maqedoninë e Veriut

Shumë pranë Shqipërisë, konfirmohet rasti i parë me “Flurona” në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë njofton opinionin se laboratoria “Sinlab” i ka ofruar Institutit të Shëndetit Publik informacione për një rast të konfirmuar me fluoron (infeksion i kombinuar me virusin e gripit dhe koronavirus) te një pacient 26 vjeçar nga Komuna e Zajasit.

Sipas anketës epidemiologjike, pacienti me koinfeksion Covid19/Influenza A, pak para datës 31.12.2021 është kthyer nga SHBA dhe sipas tij ka marrë një vaksinë për Covid 19, pra është rivaksinuar disa ditë para se të mbërrinte në RMV.