Home Aktualitet Konferenca për Edukimin Mediatik në Shqipëri, akademikët: Rinia e ekspozuar ndaj informacioneve...

Konferenca për Edukimin Mediatik në Shqipëri, akademikët: Rinia e ekspozuar ndaj informacioneve në rrjetet sociale

Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer zhvilluan Konferencën Shkencore për Edukimin Mediatik në Shqipëri.

Akademiku, profesor Artan Fuga tha se sot shoqëria ka hyrë në një fazë të re, një fenomen civilizimi, të ekspozimit të informacionit përmes medias online.

Drejtuesi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimi Profesor Mark Marku tha se me edukimin mediatik po merren njerëz jo profesionistë, teksa kritikoi një projekt pilot që po pregatitet nga Ministria e Arsimit, që sipas tij po bëhet në mënyrë të gabuar, duke përjashtuar ekspertët e fushës.

Ekipi i studiuesve në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit sugjeroi zbatimin e “media literacy”, si një proces edukimi i përshtatshëm që kërkon një rikonceptim rrenjësor të kurrikulës dhe teksteve mësimore, teknologjitë e reja të informacionit, trajnimin e vazhdueshëm të mësuesve, etj./BW

Previous articleKATAR 2022/ Përplasen ‘Fuqitë e Mëdha’, titullarët e Angli – SHBA
Next articleKushtetuesja nuk shqyrtoi mosngritjen e Komisionit për Investimet Strategjike, Bardhi: Ndryshoi objektin! Lajthitje për llogari të oligarkëve