Home Bota Kompanitë në SHBA kanë një metodë “tinëzare” për të pushuar njerëzit nga...

Kompanitë në SHBA kanë një metodë “tinëzare” për të pushuar njerëzit nga puna

Quiet Cutting’, është sfida më e re me të cilët po përballen punonjësit e kompanive të ndryshme në botë. Pra, një formë indirekte që shefat t’i pushojnë nga puna.

Sipas Wall Street Journal, në SHBA çdo mëngjes qindra njerëz hapin e-mailet e tyre dhe informohen se megjithëse nuk janë pushuar nga puna, u është ngarkuar një detyrë e re dhe shumë e vështirë. Kjo është metoda e punëdhënësve për t’i larguar nga puna.

Sipas ekspertëve të tregut të punës, caktimi i detyrave të reja që mund të shoqërohet dhe me ndryshim në pozicionin e punës, është tendencë për kompanitë në mënyrë që të shmangin kostot e tyre.

Edhe pse po zbatohet shumë, sidomos në Amerikë, kjo metodë nuk rezulton efektive sepse ulet cilësia e shërbimit dhe produktiviteti në punë.

Kompanitë mund të mos paguajnë shuma të mëdha dëmshpërblimi, pasi nuk i pushojnë zyrtarisht disa punëtorë, por i vendosin në pozicione të papërshtatshme pune, në mënyrë që ata të japin dorëheqjen.

Në një mënyrë apo tjetër, një punonjës që nuk merr rritje page apo pozicioni me kalimin e kohës, sado të vështirë ta ketë, fillon e kërkon për një vend pune tjetër, kjo prej pasigurisë.

Kjo metodë “tinëzare” e eprorëve i presionon punonjësit dhe ndikon po ashtu në shëndetin e tyre mendor.

Fatkeqësisht, mjedisi i punës po ndryshon vazhdimisht dhe punonjësit i nënshtrohen procedurave shqetësuese, prej të cilave nuk ka një mënyrë për t’u mbrojtur.

Previous articleGreqi: Vazhdon puna e emergjencës në rajonet e përmbytjeve
Next articleZielinski mungon ndaj Shqipërisë? Ja si është gjendja e mesfushorit të Napolit