Home Politike Komisioni i Ligjeve miraton projektligjin për rritjen e pagave, pro edhe opozita

Komisioni i Ligjeve miraton projektligjin për rritjen e pagave, pro edhe opozita

Miratohen me konsensus dy projekt ligjet e paketës ligjore të hartuara nga qeveria që synojnë rritje të pagave për adminitratën dhe institucionet e tjera kushtetuse dhe të pavarura. Dy pr/ligjet adresojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuse, e cila ka njohur si të drejtë ankesën e magjistratëve për një rivlerësim të pagave në bazë hireakie, ku presidenti është në krye të piramidës. Paketa ligjore e cila u diskutua të premten në komisionin e ligjeve, nuk parashikon rritje të pagës për deputetët dhe ministrat.

Dhe kjo ka sjellë debate mes deputetëve dhe Ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.

Në fund, Komisioni i Ligjeve, si komision për dhënie mendimi, përveç miratimit të dy pr ligjeve, i sugjeron Komisionit të Ekonomisë dhe rishikimin e koeficcentëve të hirekisë së pagave, duke marrë parasysh se Kuvendi është institucioni më i rëndësishëm në vend.

Previous articleMohoi miqësinë me të, Meridiani reagon për herë të parë për deklaratën e Luizit: 5 vite kam ngrënë bukë te shtëpia e tij bashkë me të fejuarën time
Next articlePasojat e agresionit rus/ “Do t’i vuajmë pasojat gjatë gjithë jetës”, rrëfimi rrëqethës i një ushtari ukrainas: Kam parë shokët duke dhënë frymë në krahët e mi