Home Sociale Koleksioni unik i makinave Retro ‘pushton’ Sarandën: 50 mjete të vjetra ekspozohen...

Koleksioni unik i makinave Retro ‘pushton’ Sarandën: 50 mjete të vjetra ekspozohen në shëtitoren e qytetit

Me dizajn unik dhe elegancën e modeleve të ndryshme një koleksion i 50 automjeteve “Retro” u ekspozuan këtë herë në shëtitoren e Sarandës duke shënuar dhe çeljen e sezonit veror në qytetin bregdetar.

Dhjetëra makina të vjetra e të rindërtuara të koleksionistëve shqiptarë çelën turin e paradës së disa prej markave më të njohura ndër vite që kanë bërë një pjesë të historisë së automobilizmit në vendin tonë.

“ Kemi nisur nga veriu dhe arrijmë në jug. Sot çelim sezonin turistik në jug në Sarandë. Jemi shumë të lumtur që Bashkia na bëri pjesë të këtij organizimi duke sjellë të gjitha mjetet për t’i ekspozuar këtu por edhe njëkohësisht për të përcjellë atmosferën e muzikës Jazz dhe Retro”, thotë Ina Haveri, shefe e departamentit të promocionit.

Organizuar nga Drejtoria e Transportit Rrugor Shqiptar parada e automjeteve Retro çel serinë e aktiviteteve argëtuese të sezonit të ri turistik dhe do të qëndrojë për dy ditë në bulevardin kryesor të shëtitores së Sarandës për të vijuar rrugëtimin në një qytet tjetër./Shqiptarja.com