Home Kronika Kokaina në Durrës/ Shoqërohet ekuipazhi dhe porositësit, kapiteni rus: S’di të kishte...

Kokaina në Durrës/ Shoqërohet ekuipazhi dhe porositësit, kapiteni rus: S’di të kishte drogë

Për kokainën e kapur brenda anijes me qymyr në Portin e Durrësit, janë shoqëruar në postën policore ekuipazhi i anijes nga Kolumbia. Kapiteni i kësaj anije me origjinë ruse bashkë me ekuipazhin janë marrë në pyetje nga policia. Kapiteni është shprehur se nuk ishte në dijeni se brenda anijes kishte pako me drogë.

Erdhët dhe kontrolluat dje dhe nuk gjetët gjë. Nuk kam dijeni nëse ka pako droge në anijen time.” mësohet të ketë thënë kapiteni rus i anijes.

Në pyetje janë marrë edhe përgjegjësit e kompanisë që ka porositur qymyrin por më pas të gjithë janë lënë të lirë për shkak se nuk ka akuza dhe prova për përfshirjen e tyre në trafikun e kokainës.