Home Sport “Klubi vlonjat ka nxjerrë legjenda”,ish-mbrojtësi Pashaj:Flamurtari i hapi punë vetes,por e shoh...

“Klubi vlonjat ka nxjerrë legjenda”,ish-mbrojtësi Pashaj:Flamurtari i hapi punë vetes,por e shoh në elitë

Entonio Pashaj “skanon” Flamurtarin. Edhe pse u bënë vite që është shpërngulur në Belgjikë dhe është shkëputur nga futbolli i luajtur, kampionatin shqiptar e ndjek akoma. Jo vetëm elitën, por edhe Kategorinë e Parë.

Veç Partizanit, Tiranës, Teutës, Kastriotit dhe Kukësit, një vit është aktivizuar edhe te vlonjatët. Kaq ka mjaftuar që të ketë një lidhje shpirtërore me këtë ekip. Ishte sezoni 2015-2016, kur militonin akoma në elitë. Që pas asaj kohe, në Vlorë i kanë provuar që të gjitha kategoritë dhe ende nuk po ngjiten dot. E megjithatë, 38-vjeçari është optimist dhe mendon se skuadra do ta kapë shansin që i vjen nga “play off”-i për të kapur Superioren. Gjatë një interviste të dhënë për “Panorama Sport”, ai evidenton gabimet e bëra gjatë këtij kampionati.

Flamurtarin e latë në Superiore, por gjatë këtyre viteve i ka provuar të gjitha. E kishit menduar këtë fat për një klub kaq të madh?

Më vjen keq që Flamurtari ndodhet ende në Kategorinë e Parë. Është një klub me traditë të madhe dhe që ka nxjerrë legjenda me bollëk. Por nuk ke se çfarë të bësh, janë gjëra që ndodhin dhe te skuadrat më të mëdha. Tani i mbetet të fitojë dhe të japë gjithçka në “play off”, për ndeshjen e fundit fare them. Atë me të 8-ën e elitës, pasi këto dy të tjerat i kalon. Investimet nuk i kanë munguar dhe të ardhmen e kanë të bukur dhe pozitive.

Çfarë duhet që të bëjnë për të realizuar objektivin?

Duhet vetëm të kapin momentin, sepse shikoj që planet për “Vlora Sport”, janë aty dhe presin vetëm që ekipi të shkojë në Superiore. Këtë duhet të bëjnë. I kanë shanset dhe mundësitë. Tani të shpresojnë vetëm në “play off”. Gjithçka mund të ndodhë. Një pjesë të madhe të mundësive i kanë në dorën e tyre.

Previous articleKokaina në Portin e Selanikut! Arrestohet drejtuesi i grupit, mjeku i dënuar më parë, bien në pranga edhe të afërm të tij
Next articleKandidatit të PS për kryetar Bashkie në Has i digjet makina brenda në garazh