Të djelën në ora 08:00 nga qyteti i Shijakut niset autobusi (70 vendesh) për tifozët drejt qytetit të Kukësit. Të gjithë tifozët që do të udhëtojnë me autobus drejt qytetit të Kukësit për të mbështetur cunat, do të kenë falas edhe transportin edhe biletat e hyrjes në stadium nga “presidenti i nderit” i klubit shijakas z Dur Keci.
Për tifozët që do të udhëtojnë me mjetet e tyre personale drejt qytetit të Kukësit, nisja do të bëhet nga restorant “Bosnja” në Sukth në orën 09:00.
Pjesë e këtij rrugëtimi në mbështetje të cunave për sfidën e së dielës në Kukës ndërmjet vendasve të Kukësit dhe shijakasve të Erzenit, do të jetë dhe grupimi “Ultras E’31” të cilët do të udhëtojnë privatisht në mënyrë të organizuar drejt qytetit të Kukësit në mbështetje të ekipit.
Të gjithë ata që dëshirojnë të udhëtojnë me autobus janë të lutur të konfirmojnë emrin dhe prezencën ke organizatori i tifozëve Gic Guza, pasi na nevojitet numri i saktë i tifozëve që do të udhëtojnë drejt qytetit të Kukësit.
Vishuni sa më trashë pasi temperaturat në qytetin verilindor të qytetit të Kukësit janë tepër të ulta, dhe ti mbështesim sa më fuqishëm djemtë tanë.
E gjithë tifozëria shijakase dhe drejtuesit e saj do të akomodohen në sektorin prapa portës sic e kemi vizuar dhe me të kuqe neve në këtë foto.