Home Slideri KLSH gjen shkelje të rënda tek ujësjellës-kanalizimet në Durrës

KLSH gjen shkelje të rënda tek ujësjellës-kanalizimet në Durrës

KLSHNga Xhevo Gradica / Inspektorët e KLSH kanë gjetur shkelje të rënda në ujësjellës-kanalizmet sh.a në Durrës. Raporti përfundimtar ka nxjerrë në dritë abuzime të rënda, keqmenaxhim, shpërdorim, fonde të investuara me destinacione të dyshimta dhe pa strategji, bilanc negativ, deficit dhe rrënim ekonomiko-financiar të ndërmarrjes. Kjo shoqëri ka disa vite që është vënë nën akuza, por përgjithësisht akuzat kanë qenë politike, në një kohë që këtë herë problemet e shkruara e zeza mbi të bardhë janë bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Për një pjesë të shkeljeve të pretenduara si të evidentuara në këtë ndërmarrje nga KLSH, gazeta ka bërë publike detaje dhe të dhëna. Por këtë herë afrohen shifra dhe të dhëna të detajuara për disa nga zërat më të rëndësishëm. Kështu, sipas informacioneve që kanë ardhur nga kontakti me inspektorë të KLSH-së, një pjesë e mirë e treguesve janë negativ dhe me pasoja të konsideruara për ujësjellës-kanalizimet. Raporti bën të qartë se prodhimi i ujit të pishëm në vitin 2011, 2012, 2013 ka patur rënie nga viti në vit. Ata për këtë konstatim kanë nxjerrë një sërë arsyesh dhe ndër më kryesoret janë: rrjeti tejet i amortizuar, humbjet e mëdha nga pika prodhimit deri në linjat e shpërndarjes, pamjaftueshmëria e investimeve dhe lidhjet e paligjshme. Këto janë cilësuar dhe veçuar edhe si gangrena e ujësjellës- kanalizimeve sh.a në Durrrës e cila është ndërmarrja me deficitin më të madh në nivel qarku. Kjo ka qenë edhe arsyeja që bashkia e Durrësit vazdhon të refuzojë marrjen në dorëzim të saj në kuadër të kalimit të ndërmarrjve nën administrimin e njësive të qeverisjes vendore. Për të gjitha mangësitë e bëra objekt, ekspertët e Kontrollit të Lartë të Shtetit kanë fajësuar administratën e lartë të ndërmarrjes si dhe bordin. Bordi drejtohet nga Armand Teliti i cili aktualisht është edhe kryetar në qarkun e Durrësit. Inspektorët e KLSH, pasi kanë parë një nga një të gjithë materialin për të cilin janë interesuar e kontrolluar, kanë arritur në konkuzionin se prodhimi i ujit të pishëm ka pësuar rënie. Konkretisht thuhet nga këta specialistë të mirëfilltë në KLSH, se prodhimi i ujit nga viti 2011 në vitin 2012 ka shënuar rënie me 1320 m3. Gjatë vitit 2011 janë prodhuar 28.328 m3 përkundrejt 27. 002 m3 në vitin 2012. Por kjo ka qenë vetëm njëra pikë e konstatimit. Ekspertët kanë shënuar në raportet e tyre se kontrolli ka qenë i pamjaftueshëm nga njëra anë dhe mosvendosja e matësve nga ana tjetër. Realisht ujësjellësi në Durrës ka që në janarin e këtij viti që i është rikthyer shtrimit të tubacioneve të reja në zonat që marrin ujë dhe që janë të gjithë të paisur me matës. Ky investim dyshohet se po bëhet me qëllim që t’u hapen mundësi punësimi dhe fitimi një grupi të lidhur me politikën, në një kohë që KLSh ka vënë re se më shumë se 40 përqind e popullatës, bizneseve dhe enteve të ndryshme janë pa matës. Gjithnjë sipas të dhënave që vinë në rrugë zyrtare mësohet se nga 48. 006 matës që duhen vendosur, janë instaluar vetëm 27. 781 të tillë dhe kjo ka pasur ndikime të dukshme në treguesit e përformancës së dobtë të ndërmarrjes. Drejtori ujësjellës-kanalizimeve sh.a do e ketë shumë të vështirë t’i shmanget ballafaqimit me ekspertë të drejtësisë tek të cilët do t’i duhet shumë punë për t’i bindur lidhur me akuzuat e ngritura ndaj tij dhe stafit teknik e ligjor. Ujësjellësi mësohet se ka bërë disda audite të brendshme dhe materialet janë parë edhe nga inspektorët e KLSH-së të cilët kanë shfaqur rezerva për autorët e nënshkrimit të materialit të kontrollit të brendshëm. Drejtori Doklead Ademi mësohet se u ka bërë të ditur përfaqësuesve të lartë të KLSH-së se ujësjellës-kanalizimet sh.a administrohet nga bordi i cili mban edhe ai përgjegjësi ligjore. Kryetar i këtij bordi është vet kryetari i qarkut Armand Teliti , emri të cilit është lakuar disa herë në materialin e KLSh për ujësjellësin në qarkun e Durrësit.

Previous articleNard Ndoka humb të besuarin në Durrës, gjykata lë në qeli Konin e demokristianëve
Next articleXhaxhi militanti shpjegon përse i thonë mjau –mjau një kandidati për deputet të PD-së