Home Sport Klose shumë pranë Barçës në 2007

Klose shumë pranë Barçës në 2007

largea_klose1360659958Sulmuesi i Lazios, Miroslav Klose ka qenë pranë kalimit te Barcelona 6 vjet më parë. Pohimi vjen nga agjenti i gjermanit, në ditën kur ai mori çmimin për “fair play” nga gazeta “El Mundo Deportivo” në Barcelonë.

“Klose mund të kishte firmosur për klubin katalanas në disa raste dhe në vitin 2007 ishte shumë pranë”, tha Alexander Schutt duke iu referuar verës kur lojtari u largua nga Werder Bremen.

Klose, i cili për momentin është i dëmtuar, u vlerësua me çmimin e “fair play”, pasi pranoi para arbitrit në fillim të sezonit se në golin kundër Napolit e preku topin me dorë.

Previous articleRikthehet Champions League
Next articleFamiljarë të drejtoreshës së Sigurimeve në Durrës kërcënojnë gazetarin