Home Politike Klodiana Spahiu: Pseudoprotesta e 6 Dhjetorit është kryekëput kundër miqve europiane që...

Klodiana Spahiu: Pseudoprotesta e 6 Dhjetorit është kryekëput kundër miqve europiane që e kanë mbështetur pafundësisht me zemër e mendje Shqipërinë

Deputetja e PS Klodiana Spahiu ka reaguar lidhur me protestën e  paralajmeruar te opozites me daten 6 dhjetor. Ajo është shprehur se pseudoprotesta e 6 Dhjetorit është kryekëput kundër miqve europiane që e kanë mbështetur pafundësisht me zemër e mendje Shqipërinë e shqiptarët !
Deklarimi i Spahiut
Pseudoprotesta e 6 Dhjetorit është kryekëput kundër miqve europiane që e kanë mbështetur pafundësisht me zemër e mendje Shqipërinë e shqiptarët !
Na kanë mbështetur dhe do vazhdojnë të jenë krah nesh për ëndrrën e madhe europiane.
Për cdo mendje normale që e do këtë vend të mrekullueshëm e kupton fare mire dëmin e jashtëzakonshëm që po i bën shqiptarëve kjo opozitë shkatërruese për veten dhe Shqipërinë!
Ndaj më 6 Dhjetor duhet të tregojmë që për ne kryesorja mbetet Shqipëria ,Shqipëria është e shqipëtarëve e për këte duhet të kapërcejmë mbi interesat partiak.
Previous articleSekretari amerikan i Mbrojtjes paralajmëron për rrezikun e ‘një bote tiranie’
Next articlePo udhëtonin me makinë, zhduket një person së bashku me fëmijët! Dyshohet se e mori rrjedha e ujit në Shkodër