Gazetarja Klodiana Lala foli për atentatin që tronditi kryeqytetin. Lala e ka quajtur goditjen ndaj Preng Gjinit si një akt terrorist për faktin sepse u bë në një zonë shumë të populluar të qytetit.
“Atentatin ndaj Preng Gjinit do e klasifikoja si një akt terrorist sepse ishte zgjedhur një zonë shumë populluar. Mund të ekzistonte rreziku të plagoseshin shumë qytetarë të pafajshëm”, tha Lala për News24.