Home Kronika KLGJ zbardh vendimin për pezullimin e gjyqtares së videove në “Tik-Tok”

KLGJ zbardh vendimin për pezullimin e gjyqtares së videove në “Tik-Tok”

Pasi e pezulloi nga detyra, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zbardhur vendimin për gjyqtaren e videove në “Tik-Tok” Enkeleda Kapedani.

Sipas dokumentit, KLGJ i ka lënë disa detyra Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë për të bërë disa verifikime ndaj gjyqtares.

ILD duhet që të përcaktojë një ekspert të IT-së për të bërë zbuluar se kush i ka publikuar videot e famshme të Kapedanit në rrjetin social “Tik-Tok”.

Veç kësaj, duhet që ILD të dokumentojë dhe tekstet e këngëve që janë në sfond të videove që gjyqtarja kishte realizuar.

Një tjetër detyrë për këtë institucion është dhe zbulimi dhe verifikimi i të gjithë personave që kanë pasur akses në videot e Enkeleda Kapedanit.

“Po ashtu, Këshilli i Lartë Gjyqësor vlerëson se për të arritur në një konkluzion të drejtë dhe të rregullt mbi procedimin disiplinor të filluar ndaj magjistrates, është i nevojshëm dokumentimi i tekstit të këngëve që shoqërojnë në sfond muzikor videot me imazhin personal të magjistrates, që nga ILD janë vlerësuar me natyrë jo të hijshme dhe të përshtatshme për imazhin e një magjistrati”, thuhet në një nga pikat.

Një nga këngët që Kapedani ka dëgjuar në zyrën e saj, është ‘Mafia’ e reperit Don Xhoni. Një pjesë e këngës e zbardhur më poshtë:

‘Mafi-Mafi-Mafia, rrethi jem o mafia. Nike t’zeza synthia, Don Xhon in Columbia. Vija t’bardha, dhipi fresh. Dridhe dridhe thoben fort, mos fol, mos ma tesh’

SOURCEBulevard News
Previous articleNdryshimet në statut dhe dallimi thelbësor mes Bashës, Kadillit dhe Harxhit
Next articleKoha e Shqipërisë dhe shqiptarëve po vjen, shpejt do të goditën të gjithë keqbërësit