Home Politike Klevis Balliu entuziast për djegien e mandateve: Jemi gati të japim edhe...

Klevis Balliu entuziast për djegien e mandateve: Jemi gati të japim edhe jetën

Djali i Fahri Balliut ka qënë shumë i entuziasmuar sot për vendimin e grupit parlamnetar demokrat për mandatet.

Deputeti Klevis Balliu foli para banorëve të Astirit që protestojnë për shtëpitë për vendimin e marrë nga PD për djegien e mandateve.

Sipas tij, PD nuk mund të ishte në Parlament me 21 Shkurt kur me 16 shkurt e gjithë Shqipëria ishte në shesh.

Balliu i vogël u shpreh se qytetarët janë të gatshëm të japin edhe jetën për të mbrojtur shtëpitë e njëri- tjetrit.

Revolta që ka nisur nuk është një revoltë që bëhet për interesa politike.

Këtë gjë e dëshmon vendimi unanim i Grupit Parlamentar për djegien e mandateve.

Partia Demokratike nuk mund të toleronte që gjithë Shqipëria të ishte në shesh me datë 16 shkurt ndërsa me 21 Shkurt ne të ishim në Parlament.

 Jo. Ne jemi me Parlamentin e popullit.

Ne jemi sot të barabartë me ju, pa imunitet dhe në krahun tuaj duke mbështetur njëri-tjetrin.

Jemi të gatshëm të japim edhe jetën për të mbrojtur shtëpitë e njëri-tjetrit.

Se çfarë do të bëjë Edi Rama nuk po pyet kush.

Edi Rama merr vendimin sot, jep dorëheqjen sepse ti nuk e di se çfarë janë të aftë të  të bëjnë shqiptarët”, u shpreh deputeti Klevis Balliu