Katër viktima të reja janë regjistruar në rajonin Fujian të Kinës si pasojë e një lloji të ri të gripit të shpezëve, përkatësisht virusit H7N9.
Autoritetet shëndetësore kanë thënë se totali i të vdekurve nga ky viurs ka arritur në 31 persona.
Virusi, i cili fillimisht është raportuar në rajonin përreth kryeqytetit komercial, Shangai, është përhapur edhe në Fujian, në fund të prillit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se nuk ka prova se lloji i ri i gripit të shpezëve në Kinë është lehtësisht i transmetueshëm midis njerëzve.