Home Bota Kina paralajmëron Amerikën, Mbretërinë e Bashkuar dhe Australinë

Kina paralajmëron Amerikën, Mbretërinë e Bashkuar dhe Australinë

Samiti i mbajtur në San Diego (Kaliforni) midis Presidentit të SHBA-së, Joe Biden, dhe kryeministrave të Mbretërisë së Bashkuar dhe Australisë, përkatësisht Rishi Sunak dhe Anthony Albanese, ka pasur si fryt kryesor përparimin e parë konkret dhe real të Marrëveshjes AUKUS. Pakti trepalësh midis fuqive anglishtfolëse, njoftimi i të cilit 18 muaj më parë shkaktoi habi në tabelën gjeopolitike, synon të veprojë si një frenim për Kinën në Indo-Paqësor.

Prandaj, zhvillimet e fundit kanë gjeneruar reagimin e Kinës. Sipas zëdhënësit diplomatik kinez, Wang Webin, “deklarata e fundit e përbashkët e Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar dhe Australisë tregon se të tre vendet po ecin gjithnjë e më shumë në një rrugë të gabuar dhe të rrezikshme”.

Në këtë drejtim, Webin shtoi se të tre fuqitë “po mendojnë për interesat e tyre dhe po nënçmojnë shqetësimin e komunitetit ndërkombëtar”.

Australia ka njoftuar blerjen nga Shtetet e Bashkuara të tre nëndetëseve bërthamore të klasit Virginia gjatë viteve 2030. Marrëveshja lejon që të blihen edhe dy të tjera nëse është e nevojshme. Më vonë, dhe gjithashtu në bazë të aleancës së re ushtarake, Australia do të ndërtojë një model të ri me teknologjinë amerikane dhe britanike. Ambicia e këtij plani është të forcojë pozicionin perëndimor në rajonin Azi-Paqësor, një zonë që po përjeton një prani kineze në rritje.

Marrëveshja e re ka lejuar Australinë të hyjë, duke nisur nga dekada e ardhshme, në klubin e vendeve që kanë nëndetëse bërthamore, një listë ku përfshihen Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia, Mbretëria e Bashkuar, Franca, India dhe Kina.

Ministrja e Jashtme australiane, Penny Wong, ka saktësuar se Australia nuk po merr armë bërthamore dhe se arsyeja për këtë hap nuk është tjetër veçse paqja: “Askush nuk dëshiron të shohë një përshkallëzim (tensionesh)”.

Previous articleDakordësia e Ohrit, opozita serbe: Po krijojmë një ‘Shqipëri të Madhe’
Next articleGerashchenko e krahason Putinin me Hitlerin: Edhe ai kishte vizituar Mariupolin, aty e kishte kuptuar se e ka humbur luftën